Hasani: SEECP, proces gjithëpërfshirës për ankorimin e rajonit tonë në BE

Në kuadër të Presidencës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën Qershor 2024 – Korrik 2025, është mbajtur sot edhe seanca plenare e radhës e Asamblesë Parlamentare të këtij forumi rajonal.


Në kuadër të Presidencës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën Qershor 2024 – Korrik 2025, është mbajtur sot edhe seanca plenare e radhës e Asamblesë Parlamentare të këtij forumi rajonal.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e ka vlerësuar si të rëndësishëm dialogun parlamentar në ndërtimin e një Evrope Juglindore më bashkëpunuese e më të qëndrueshme.

Ai u shpreh se “Duke parë përpara, duhet të njohim rolin thelbësor që luajnë parlamentet kombëtare në këtë rrugëtim. Përmes veprimit legjislativ, mbikëqyrjes dhe angazhimit publik, ju ndihmoni që perspektiva evropiane të mos mbetet vetëm një aspiratë diplomatike, por të bëhet një zgjedhje konkrete dhe e përqafuar nga shoqëritë tona.”

Hasani nënvizoi gjithashtu se gjatë këtij viti, Shqipëria ka pasur nderin të mbajë pesë kryesi në formate kyçe rajonale — përfshirë Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Kartën e Adriatikut, Nismën e Evropës Qendrore, Nismën për Azil, Migracion dhe Refugjatë, dhe sigurisht, SEECP-në. “Kjo konvergjencë unike na ka mundësuar të sjellim koherencë, energji dhe fokus evropian në agjendën rajonale. Me këtë vizion kemi zgjedhur edhe moton e Kryesimit të Tiranës: “Të Formësojmë të Ardhmen Tonë Evropiane”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Hasani vlerësoi edhe rolin që SEECP ka si një mekanizëm i rëndësishëm rajonal.

Ai shtoi se “Shqipëria e sheh SEECP-në si një platformë për nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e përkushtimit ndaj paqes, mirëqenies dhe integrimit evropian. Ky është një proces gjithëpërfshirës që na bashkon rreth një qëllimi të përbashkët: ankorimin e rajonit tonë në familjen evropiane.”

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), mbetet forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore, që synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit. Ndërkohë, takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së do të mbahet më 16 Qershor 2025 në Tiranë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Delegacioni parlamentar suedez viziton qendrën e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve urbane në Berat

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, së bashku me kryetarin e bashkisë Berat, Ervin Ceca, pritën një delegacion…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Delegacioni parlamentar suedez viziton qendrën e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve urbane në Berat

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, së bashku me kryetarin e bashkisë Berat, Ervin Ceca, pritën një delegacion…