Balla në Parlamentin e Letonisë: Në 2028 ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në Parlamentin e Letonisë


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në Parlamentin e Letonisë, ku gjatë takimeve që pati diskutoi mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, shkëmbimet ndërshtetërore, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe për ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE në 2028.

Bisedimet u përqendruan në përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në mbështetjen e vazhdueshme të Letonisë për këtë proces.

Në deklaratat e tij, ministri Balla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Letonisë, duke theksuar se këtë vit shënohet 97-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 33-vjetori i rivendosjes së tyre.

Ai falënderoi Letoninë për mbështetjen e palëkundur ndaj integrimit evropian të Shqipërisë dhe për gatishmërinë për të ofruar ekspertizë në fusha kyçe si digjitalizimi dhe sundimi i ligjit.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me Shqipërinë që kontribuon në misionin e NATO-s në Adazi të Letonisë dhe me Letoninë që mbështet misionet në Kosovë. Ministri Balla theksoi se këto janë dëshmi të angazhimit të përbashkët për stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe për sigurinë në kuadër të strukturës euroatlantike.

Në përfundim të takimeve, palët shprehën angazhim për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar, rritjen e shkëmbimeve ndërinstitucionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, turizmi dhe energjia.

Vizita e ministrit Balla në Riga vjen si një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë për të forcuar lidhjet me partnerët evropianë në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Burimi ATSH

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…