Rama: Parku Arkeologjik Shkodër, mbi 59 mijë vizitorë të huaj në 5 muaj

Parku Arkeologjik Shkodër edhe këtë vit vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara për turistët nga vende të ndryshme të botës.


Parku Arkeologjik Shkodër edhe këtë vit vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara për turistët nga vende të ndryshme të botës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga vizita e turistëve në këtë monument të rëndësishëm në Shkodër.

“Parku Arkeologjik Shkodër mirëpret çdo ditë qindra vizitorë nga mbarë bota duke e çuar në 59,402 numrin total të vizitorëve nga janari në 31 maj”, shkruan Rama.

Në videon e publikuar nga Rama, turistë nga vende si Gjermania, Turqia, Kina, Izraeli por edhe shqiptarë të Kosovës flasin për përshtypjet e tyre për këtë park.

“Ne jemi nga Gjermania. Dhe jemi këtu për herë të parë. Është e mrekullueshme”, thotë një turist gjerman.

Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja, ajo që vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse.

Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje.

Burimi ATSH

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Depistim dhe kujdes për shëndetin e gruas edhe pas Tetorit Rozë

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e…