Sezoni turistik – Kumbaro: Dyfishuam plazhet publike, forca të shtuara për pastrimin e territorit

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror u mblodh sot Task Forca e Turizmit dhe Këshillit Konsultativ Qeveri Vendore – Vetëqeverisje Vendore


Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik veror u mblodh sot Task Forca e Turizmit dhe Këshillit Konsultativ Qeveri Vendore – Vetëqeverisje Vendore, ku u diskutuan problematikat kryesore lidhur me menaxhimin e plazheve dhe situatën e pastrimit të territorit.

Në fjalën e mbajtur në këtë mbledhje, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro nënvizoi rëndësinë e bashkërendimit të punës mes bashkive bregdetare dhe institucioneve përgjegjëse për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kumbaro theksoi se këtë vit parashikohet të ketë një rritje të fuqishme të fluksit të njerëzve. “Presim më shumë njerëz që qarkullojnë në territor, pra më shumë halle për bashkitë”, tha ajo.

Kumbaro u ndal te plani i masave për bregdetin, duke sqaruar se dyfishimi i hapësirave publike sjell edhe më shumë përgjegjësi për bashkitë në procesin e menaxhimit dhe pastrimit.

Për këtë arsye, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sipas saj, “edhe këtë vit do të mbështesë bashkitë bregdetare me forca të shtuara në kapacitetet e pastrimit”.

“Vetëm sipërmarrjet që kishin një hotel mund të aplikonin për të menaxhuar një plazh. Ka qenë një proces shumë i gjatë, shumë i vështirë, një proces që do ta verifikojmë në terren në momentin që do të intensifikohet aktiviteti i plazheve. Është shtuar sipërfaqja e plazheve publike, kemi dyfishim të sipërfaqeve publike. Këto sipërfaqe shkojnë drejtpërdrejtë në ngarkim të Bashkive për t’u menaxhuar nga pikëpamja e pastërtisë dhe sigurisë”, shtoi Kumbaro.

Kumbaro siguroi se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për t’u ardhur në ndihmë, do të vazhdojë operacionin “Plazhe të Pastra” në bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Divjakë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

“Nuk përfshihen te kjo skemë bashkitë Lezhë dhe Pogradec të cilat arrijnë ta menaxhojnë vetë pastrimin e sipërfaqeve të plazheve”, tha ajo.

Po ashtu Kumbaro nënvizoi rëndësinë e komunikimit mes institucioneve përgjegjëse. “Policitë Bashkiake me ato kapacitete që kanë, duhet të thërrasin në ndihmë Policinë e Shtetit. Nëse nuk jemi të gjithë në territor për sensibilizim, për koordinim, do ta kemi shumë të vështirë”, tha ajo.

Kumbaro u bëri thirrje bashkive që të mos neglizhojnë asnjë ankesë të qytetarëve, teksa paralajmëroi kontrolle në terren gjatë gjithë pikut të sezonit veror.

“Në ka një fjali që duhet ta heqim nga fjalori këtë sezon, është shprehja ‘këtë nuk e kam unë’. Territori është i ndarë në administratorë të ndryshëm. Shpesh një ndër problematikat është kush pastron rrugët, kemi një eksperiencë të mirë me ARRSH që ka krijuar një departament të dedikuar. Por mos të presim të vijë ankesa te Ministrja, por bashkitë ta heqin nga goja fjalën ‘këtë s’e ka bashkia’ duke e lënë problemin e pazgjidhur. Prandaj komunikimi mes nesh është shumë, shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

Burimi ATSH

Salla në Greqi: Forcim i bashkëpunimit në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla po zhvillon një vizitë në Greqi, që konsiderohet e rëndësishme për forcimin…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Greqi: Forcim i bashkëpunimit në bujqësi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla po zhvillon një vizitë në Greqi, që konsiderohet e rëndësishme për forcimin…