Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka inspektuan nga afër një subjekt në Tiranë i cili prej dy vitesh ushtron aktivitetin e tij në fushën e turizmit duke ofruar shërbimin e bar-restorant, akomodim-hoteleri dhe pishina.


Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për sezonin turistik, inspektorët shëndetësorë po vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme akomoduese dhe ofrimit të shërbimeve për pushuesit për respektim të kushteve higjieno-sanitare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka inspektuan nga afër një subjekt në Tiranë i cili prej dy vitesh ushtron aktivitetin e tij në fushën e turizmit duke ofruar shërbimin e bar-restorant, akomodim-hoteleri dhe pishina.

Fokusi i këtij inspektimi ishte respektimi i kushteve higjieno-sanitare dhe kritereve të përdorimit të pishinave me qëllim garantimin e një sezoni turistik të shëndetshëm dhe të sigurt për pushuesit.

Ministrja Koçiu gjatë bashkëbisedimit me administratorin dhe stafin e këtij subjekti turistik theksoi rëndësinë e zbatimit të kritereve që garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, për të cilat do të vijojnë kontrolle gjatë gjithë sezonit.

“ISHSH e ka detyrim që gjatë gjithë sezonit të verës të dalë dhe të kontrollojë respektimin e kushteve higjieno-sanitare. Më vjen mirë që ju keni zbatuar të gjithë këto kritere për të siguruar në radhë të parë që pushuesit të jenë të sigurt dhe të marrin shërbim të kënaqshëm këtu, por ndërkohë edhe të sigurojmë që respektohen kushtet higjieno-sanitare”, tha ministrja Koçiu.

Duke u ndalur tek masat e marra për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, Koçiu theksoi se “nuk kemi ndonjë burim infeksionesh të mundshme që në stinën e verës shtohen për shkak edhe të temperaturave të larta”.

Ajo nënvizoi se për këtë qëllim po vijon procesi i dezinsektimit në të gjithë vijën bregdetare.

Gjithashtu, ministrja Koçiu solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit nga ana e subjekteve private me institucionet shtetërore në këtë drejtim.

“Ne bëjmë pjesën tonë si institucione së bashku me ISHP dhe OSHKSH, por ndërkohë edhe vetë bizneset kanë një përgjegjësi të shtuar në këtë pikë sepse zona brenda ku zhvillohet aktiviteti dhe biznesi është përgjegjësi e juaja. Ne duhet të shkojmë bashkarisht që të jetë një proces efektiv”, – apeloi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ndërsa Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka theksoi se “sezonin e kaluar nuk kemi patur asnjë rast infektiv nga pishinat dhe kjo është një pjesë që nuk bëjmë kompromis. Do të jemi shumë korrekt dhe shumë strikt”.

Në ambientet e këtij subjekti u demostrua edhe procesi i matjes së cilësisë së ujit dhe nivelit të klorit në pishinë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…