Begaj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Aleancës Veriatlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, rëndësinë e besimit, bashkëpunimit dhe vigjilencës mes anëtarëve të NATO-s për ruajtjen e paqes, si edhe nevojën thelbësore të pranisë së SHBA-BE në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa foli për rrugëtimin Euroatlantik të vendit, Presidenti Begaj theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në mbrojtje.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbetemi të përkushtuar ndaj ndarjes së përgjegjësive më të mëdha për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të përmirësohen dhe të mbështeten investimet në mbrojtje dhe siguri.

“Shqipëria ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes. Ne kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes, po rigjallërojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe po investojmë në infrastrukturën ushtarake dhe korridoret strategjike të transportit për të rritur lëvizshmërinë ushtarake.

“Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës në investimet në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën, përshtatjen strategjike dhe stabilitetin rajonal”, tha Begaj.

Veç përmbushje së detyrimeve si pjesë e NATO-s, Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të promovuar integrimin Euroatlantik në rajon. Jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi krenarë që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një kandidat për në BE”, u shpreh Begaj

Në 30-vjetorin e marrëveshjes së Dejtonit, Begaj çmoi firmosjen e këtij dokumenti jo vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin, teksa bëri thirrje për dialog, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

“Duke reflektuar mbi tri dekadat e fundit dhe sfidat me të cilat përballemi sot, ne, shtete të vogla si Shqipëria, jemi më të bindur se kurrë se një prani strategjike e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë është thelbësore”, deklaroi Begaj.

Begaj tha se më shumë se kushdo tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor e kuptojnë më mirë çmimin e paqes. Teksa përmendi Kosovën si një shtet i pavarur, Begaj shtoi se megjithëse është një realitet i pakthyeshëm, “ka zëra që tërheqin drejt së kaluarës, ende ka ndarje që mund të shndërrohen në tensione”.

“Kosova sot është një shtet i pavarur, sepse Shtetet e Bashkuara dhe Aleanca vepruan me shpejtësi dhe vendosmëri në një moment kritik. Është një realitet i pakthyeshëm dhe një pasqyrim i asaj që mund të arrijë një angazhim i vendosur ndërkombëtar. Ajo tregon gjithashtu fuqinë e vendosmërisë kolektive dhe përgjegjësinë që ndajmë në mbrojtjen e paqes, kur ajo është më e brishtë. Por ende ka zëra që tërheqin drejt së kaluarës, ende ka ndarje që mund të shndërrohen në tensione”, tha Begaj.

Presidenti apeloi për më shumë angazhim në ruajtjen e paqes, të cilën ai e cilësoi si fillimin e gjithçkaje tjetër që duam për të ndërtuar dinjitet, drejtësi, mundësi.

“Paqja është e paçmuar, por ka nevojë për investime. Paqja ekziston, por ka nevojë për përforcim. Progresi ekziston, por ka nevojë për vizion dhe drejtim.

Dejtoni kishte të bënte me përfundimin e një lufte. Kapitulli tjetër duhet të jetë për ndërtimin e diçkaje më të mirë, më të qëndrueshme, më të bashkuar, më të përgatitur për të përballuar të ardhmen”, përfundoi Begaj fjalën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, gjatë së cilës përcolli një falënderim të veçantë ndaj Kongresmenit Michael Turner, kreut të delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili vendosi Dejtonin (Dayton) për mbajtjen e këtij sesioni pranveror.

Lexo më shumë nga

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pezullimi i Ballukut, shtyhet për datën 12 dhjetor shqyrtimi i kërkesës së qeverisë

Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se shqyrtimi paraprak i kërkesës së Kryeministrit, lidhur me çështjen e pezullimit të zëvendëskryeministres dhe ministre…