Jaupaj: Rritje e kapaciteteve vendore për mirëmenaxhimin e zonave të gjuetisë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh sot se në projektligjin “Për gjuetinë”, Zonat e Mbrojtura janë të përjashtuara nga gjuetia.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh sot se në projektligjin “Për gjuetinë”, Zonat e Mbrojtura janë të përjashtuara nga gjuetia.

Gjatë dëgjesës publike për projektligjin “Për gjuetinë” me njësitë e vetëqeverisjes vendore, në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Jaupaj tha se Ministria e Mjedisit ka një plan komunikimi me të gjitha bashkitë, shoqatat e gjuetarëve dhe organizatat mjedisore në lidhje me projektligjin “Për gjuetinë”.

“Të gjithë dëshirojnë që gjuetia të jetë një aktivitet i suksesshëm, me hapjen e saj pas 10 vitesh për shkak të moratoriumit, do të ketë një plan shumë të qartë në rritjen e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore për mirëmenaxhimin e zonave të gjuetisë. Janë 15 mijë anëtarë në shoqatën e gjuetarëve në të gjithë vendin, që është një numër i konsiderueshëm”, tha Jaupaj.

Jaupaj shtoi se në lidhje me territorin, ka elementë teknikë që sqarohen nëpërmjet hartave, menaxherit të zonave etj.

“Çështja e mbikëqyrjes së zonave të menaxhimit, nëse nuk shihet me interes nga njësitë e qeverisjes vendore ato kanë lirshmërinë për të mos propozuar zona gjuetie. Në lidhje me inspektimin dhe kontrollin, inspektorët janë pranë njësive të qeverisjes vendore dhe kjo u bë me reformën territoriale të vitit 2016, për këtë arsye përcaktohen njësitë e qeverisjes vendore që bëjnë inspektimin e pyjeve”, pohoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj tha menaxhimi i pyjeve është në tagër të bashkive, por në aktet nënligjore mund të shihen modalitete, sesi kjo gjë të rregullohet.

“Projektligji parashikon një seri hallkash në mënyrë që gjuetia të bëhet operacionale. Duke nisur nga miratimi i menaxhimit të zonave që bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, Planin Kombëtar të sezonit të gjuetisë që miratohet nga ministria, miratimi i sezonit të gjuetisë për secilën bashki, miratimi i listës së faunës etj”, tha Jaupaj.

Projektligji u hodh në votim dhe u miratua me shumicë votash.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kampusi i ri i universitetit të Durrësit qendër komunitare studentore në funksion 24 orë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për kampusin e ri universitar…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Kampusi i ri i universitetit të Durrësit qendër komunitare studentore në funksion 24 orë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e pesë projekteve finaliste të konkursit ndërkombëtar për kampusin e ri universitar…