“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses të “Wanderlust” in Albania 2

Fotografia me flamurin shqiptar dhe me xhubletë e fotografes Soela Zani, u shpall një nga fitueset në Kategorinë ‘Folklor’ të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”.


Fotografia me flamurin shqiptar dhe me xhubletë e fotografes Soela Zani, u shpall një nga fitueset në Kategorinë ‘Folklor’ të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale fotografinë me titull “Vajza më Flamur”, duke theksuar se në këtë konkurs ndërkombëtar shqiptarë e të huaj promovojnë vlerat tona përmes konkurrimit.

““Vajza me flamur”, titullohet fotografia e realizuar nga Soela Zani, një nga fitueset në Kategorinë Folklor të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”, ku shqiptarë e të huaj promovojnë vlerat tona përmes konkurimit”, shkruan Rama.

“Wanderlust in Albania 2” ka për qëllim promovimin e bukurive natyrore dhe kulturore të Shqipërisë përmes fotografisë dhe videove të shkurtra, që janë një formë gjithnjë e më e preferuar për të treguar historitë vizuale në platforma të ndryshme sociale.

Konkursi tërheq pjesëmarrës nga e gjithë bota, duke u dhënë mundësinë krijuesve të shprehin kreativitetin e tyre dhe të dokumentojnë Shqipërinë nga këndvështrime të ndryshme, nga pamjet e mahnitshme të peizazheve natyrore deri te momentet e përditshme të jetës dhe kulturës shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Rritje e partneritetit me Spanjën në tregti, turizëm dhe energji të qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Spanjë, ku u prit nga…