Gonxhja pret Chappaz: Shqipëria synon të bëhet qendër europiane për AI të gjelbër

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me ministren franceze të Inovacionit, Clara Chappaz.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me ministren franceze të Inovacionit, Clara Chappaz, e cila ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Takimi u mbajt pak orë para firmosjes së marrëveshjes dypalëshe për Planin e Veprimit për Inovacionin.

Në takim morën pjesë dhe drejtuesit e institucioneve kyçe të ekosistemit tonë të inovacionit dhe të koordinimit të projekteve strategjike.

“Ky Plan shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë, që synon të kthehet në një qendër evropiane për AI të gjelbër dhe inovacion të qëndrueshëm. Diskutuam për projektet konkrete që po marrin jetë, nga fabrika AI dhe kampusi digjital, te përfshirja në teknologjitë më të avancuara si superkompjuterët dhe Qendra BCC në Korçë”, informoi ministri Gonxhja.

Sipas tij, partneriteti me Francën është çelësi për të afruar më shumë investime, për të rritur bashkëpunimin akademik dhe për të fuqizuar ekonominë kreative shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Zagoria, një identitet i gdhendur në gur dhe në këngë

Zagoria nuk është thjesht një zonë në hartë. Është një luginë që rri e mbështjellë nga male të larta, si…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zagoria, një identitet i gdhendur në gur dhe në këngë

Zagoria nuk është thjesht një zonë në hartë. Është një luginë që rri e mbështjellë nga male të larta, si…