Berisha thirrje diasporës: Ejani votoni më 11 maj, shërbim historik vendit

Në një konferencë për mediet, kryetari i PD-së tha se “diaspora shqiptare ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale”.


Në ditën e fundit të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu bëri thirrje votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se kush nuk ka mundur të votojë të vijë dhe të votojë fizikisht në Shqipëri.

Në një konferencë për mediet, kryetari i PD-së tha se “diaspora shqiptare ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale”.

“Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë më datën 11 maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij. 11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar”, theksoi Berisha.

Berisha nënvizoi më tej se “qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha. Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit”.

Burimi ATSH

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Trajneri Maran: Meritonim fitoren, edhe pse me dhjetë lojtarë

Pas disfatës 2-1 ndaj Finlandës, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran nuk e ka fshehur zhgënjimin.