Nxitja e edukimit zgjedhor të të rinjve, zgjedhje të simuluara në shkollën “Qemal Stafa”

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, drejtoresha e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, ambasadorja Giulia Re, si dhe drejtori i Akademisë për Studime Politike, Erjon Tase, ndoqën dje nga afër ushtrimin e votimit të maturantëve të shkollës së mesme “Qemal Stafa” në Tiranë


Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, drejtoresha e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, ambasadorja Giulia Re, si dhe drejtori i Akademisë për Studime Politike, Erjon Tase, ndoqën dje nga afër ushtrimin e votimit të maturantëve të shkollës së mesme “Qemal Stafa” në Tiranë, në kuadër të programit të edukimit të votuesve të rinj, njoftoi sot Ambasada gjermane në Tiranë.

Në kuadër të programit “Edukimi i votuesve për herë të parë në Shqipëri 2025 – Unë votoj gjithashtu!”, nxënësit që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, realizuan një simulim të plotë të procesit zgjedhor – përfshirë kandidatë, komision zgjedhor, vëzhgues dhe media.

Qëllimi është të forcohet kuptimi për proceset demokratike dhe të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e votës së tyre.

Gjermania mbështet financiarisht këtë program arsimor në kuadër të projektit të Këshillit të Europës “Fuqizimi i Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri (SEI)”, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Agjencinë Kombëtare për Arsimin Parauniversitar (AKAP) dhe Akademinë për Studime Politike (ASP).

“Në zgjedhjet e 11 majit, rreth 114 mijë të rinj do të fitojnë të drejtën të votojnë për herë të parë. Është një sinjal i fortë për të ardhmen e Shqipërisë që ata të përfshihen që herët në proceset demokratike”, bëri të ditur Ambasada.

Duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre, veçanërisht nxënësit për entuziazmin dhe seriozitetin e treguar, Ambasada thekson se, “demokracia jeton përmes pjesëmarrjes dhe pikërisht këtë pamë dje”.

Burimi ATSH

Turistët mbushin qytetin, Rama ndan pamjet: E diel në Berat

Arkitektura e rrallë e këtij qyteti, trashëgimia që mbart e bëjnë këtë qytet vërtet të rrallë.

Global 360

Von der Leyen: Moment historik për Evropë më të fortë dhe më të pavarur

Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama

Diplovista

Rama: Shqipëria, vendi i mundësive për investime dhe zhvillim!

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Turistët mbushin qytetin, Rama ndan pamjet: E diel në Berat

Arkitektura e rrallë e këtij qyteti, trashëgimia që mbart e bëjnë këtë qytet vërtet të rrallë.