Vengu: Ish-Uzinën e Bakrit në Rubik e kthejmë shtyllë kryesore të prodhimit ushtarak

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, tha sot nga Rubiku se ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit qeveria synon që ta kthejë në shtyllë kryesore të prodhimit ushtarak në vendin tonë.


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, tha sot nga Rubiku se ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit qeveria synon që ta kthejë në shtyllë kryesore të prodhimit ushtarak në vendin tonë.

Vengu tha se jemi shumë afër realizmit të objektivit që qeveria shqiptare ka vendosur për rijetësimin e industrisë ushtarake.

“Është kënaqësi të kemi sot këtu ish-punonjës të gjithë kompleksit të Rubikut, një kompleks që është trashëgimi industriale e vendit tonë, një dëshmi e aftësive tona në të kaluarën, aftësive për të pasur një industri një ekonomi lokale dhe një kompleks në fakt të gjithë e mbajnë mend për pasurimin e bakrit dhe metaleve, por pak njerëz e dinin se këtu prodhoheshin dhe pjesë mbështetëse për armatimin dhe ushtrinë.

Sot ne jemi këtu mbas një punë disamujore mbas disa negociatave që janë ende në proces ku qendër e industrisë ushtarake në Rubik synon që ta kthejmë në një shtyllë kryesore të prodhimit ushtarak në vendin tonë dhe gjithë ky kompleks mbas një negociate komplekse, jemi shumë pranë afër realizmit të objektivit që qeveria shqiptare ka vendosur për rijetësimin e industrisë ushtarake në vendin tonë”, tha Vengu.

Vengu shtoi se ky kompleks do të krijojë vende të reja puna, ndërsa shtoi se synohet që të ngrihet një ekonomi e qëndrueshme ku industria ushtarake është një prej shtyllave kryesore të riindustrializimit të vendit.

“Ky kompleks i ri ushtarak do të krijojë disa përfitime, nuk janë vetëm përfitime të ekonomisë lokale, por edhe të logjistikës, shërbimeve mbështetëse që do të gravitojnë rreth këtij kompleksi. Kemi bërë një studim dhe na rezulton se një vend pune në industrinë ushtarake prodhon tre vende pune në industrinë civile mbështetëse. Ne nuk synojmë të riarmatosemi, por të ngremë një ekonomi të qëndrueshme ku industria ushtarake është një prej shtyllave kryesore të riindustrializimit të vendit”, tha Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.