INSTAT: Eksportet “Made in Albania” rritje me 4,7 %, 100 miliardë lekë gjatë 3-mujorit

Ndryshe nga eksportet, importet janë ulur me 3,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Eksportet shqiptare të mallrave kanë shënuar një rritje prej 4,7% gjatë tremujorit të parë të këtij, një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 miliardë lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 miliardë lekë, duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 102 miliardë lekë, duke u ulur me 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Referuar të dhënave, rritja e eksporteve prej 4,7% tregon për një performancë më të mirë të sektorëve prodhues dhe një kërkesë më të lartë nga tregjet ndërkombëtare për mallrat “Made in Albania”.

Rritja prej 4,7% e eksporteve shqiptare është mbështetur kryesisht nga disa grupe kyçe.

Grupi me ndikimin më pozitiv në rritjen e eksporteve është “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me 10.8 pikë përqindje. Kjo është ndikuar nga çmimet e larta të energjisë dhe lëndëve djegëse në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, për sektorët e mineraleve dhe metaleve, çmimet kanë pasur një tendencë rënëse, duke reflektuar një kërkesë më të ulët globale.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se edhe grupi ”ushqime, pije dhe duhan”, kontribuoi me 0.9 pikë përqindje, si rezultat i rritjes së kërkesës për produkte agroushqimore shqiptare jashtë vendit.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar kryesisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me 6,1 pikë përqindje, dhe “tekstile dhe këpucë” me 0,6 pikë përqindje.

Duket se rritja është mbështetur më shumë te produktet e lidhura me burimet natyrore dhe energjinë, ndërsa sektorët prodhues tradicionalë si tekstilet dhe materialet e ndërtimit dhe metalet kanë pësuar rënie.

Ndryshe nga eksportet, importet janë ulur me 3,5%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit, të dhënat tregojnë se vendi importoi më pak “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “materiale ndërtimi dhe metale”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vizita e Kryeministrit Rama në Japoni, Tokio “vishet” kuqezi

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, viziton sot Japoninë.