Votimi nga jashtë, Celibashi: Përgatitja e zarfeve do të transmetohet në YouTube

Zarfet me fletët e votimit për votuesit jashtë vendit do të dërgohen nga data 8 deri më 17 prill


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot në një intervistë televizive se zarfet me fletët e votimit për votuesit jashtë vendit do të dërgohen nga data 8 deri më 17 prill. Ai theksoi se është parashikuar që ato të mbërrijnë tek votuesit brenda 24-48 orëve nga momenti i nisjes nga KQZ.

Celibashi po ashtu ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të realizohet votimi dhe numërimi i votës nga jashtë, si edhe planin e KQZ për të ofruar transparencë të plotë

“Në Evropë ndodhen 89% e shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar. Ndërsa për në SHBA dhe Kanada posta do të kërkojë 3-5 ditë për çuar zarfet e votimit”, bëri të ditur Celibashi.

Ai tha se “janë rreth 99% e shtetasve të regjistruar gjithsej që ndodhen në Evropë, SHBA dhe Kanada. 1% e mbetur janë në vendet e tjera të botës”.

Celibashi u shpreh se, “data 7 ose 8 prill është afati maksimal për operatorin që ka marrë përsipër për të sjellë në Shqipëri fletët e votimit që do të nisen në diasporë”.

“Është një kompani sllovene tek e cila prej tashmë gati 30 vjetësh KQZ printon fletët e votimit përgjithësisht dhe kanë informuar se janë në përfundim të fletëve të votimit”, tha Celibashi.

Ai u shpreh se nga data 8 deri në datën 17 prill ecën njëkohësisht procesi përgatitjes së dokumentacionit dhe i dërgimit.

“Plani ynë është që për kontinentin e Amerikës dhe kontinentet e tjera jashtë Evropës do të dërgohen të para meqë duan pak më shumë ditë sesa kontinenti i Evropës si afat për t’u dërguar dhe kthyer mbrapsht zarfet”, tha Celibashi, duke u shprehur se në 17 prill duhet të përfundojë procesi i dërgimit të zarfeve me fletët e votimit.

Sa i përket përgatitje së zarfeve ai tha se është një proces që do të realizohet nga KQZ.

“Jemi dakordësuar me kompaninë e shërbimit postar që të kryhen procedurat në ambientet e KQZ-së”, tha ai.

Ai shtoi se procesi do të jetë transparent në sytë e përfaqësuesve të partive politike, të vëzhguesve ndërkombëtare dhe medias.

“Jemi duke parashikuar që procesi i përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor të transmetohet live në në 4-5 kanale 24/7 në youtube. Dhe nëse ka interes një votues nga jashtë mund ta ndjekë”, tha Celibashi.

Ai tha se ky proces do të kërkoj rreth 60-75 njerëz që do të punojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 24:00 deri sa të dërgohen zarfet në diasporë.

Burimi ATSH

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…