Begaj pret homologun sllovak: Synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027

Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohje Sllovakisë për mbështetjen.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot se, “Shqipëria synon mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 dhe jemi optimistë se do të finalizojmë anëtarësimin tonë në BE deri në vitin 2030”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, Begaj u shpreh se “kjo vizitë mbart një simbolikë të veçantë, ajo është vizita e parë e një presidenti sllovak në Shqipëri, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe është një tregues i rëndësishëm, jo vetëm i miqësisë mes dy popujve tanë, por edhe i dëshirës për ta zgjeruar e forcuar atë”.

Begaj shprehu bindjen se, “kjo vizitë do të shërbejë dhe do të ndiqet nga vizita e takime të tjera në të gjitha nivelet me rezultate konkrete për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

Kreu i Shtetit u shpreh se “me presidentin Pellegrini diskutuan aspekte të marrëdhënieve shumë të mira midis dy popujve e vendeve tona, të bazuara në respekt dhe mirëkuptim reciprok’.

“Theksuam angazhimin, përforcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes dhe përfitim të ndërsjellët”, tha Begaj.

Begaj vlerësoi se, “marrëdhëniet shumë të mira politike, duhet të reflektohen në një axhendë më aktive bashkëpunimi, veçanërisht në zgjerimin e shkëmbimeve në kuadër të diplomacisë parlamentare”.

“Në bisedime u vu theksi tek nevoja për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet tregtar mes dy vendeve tona, i cili edhe pse ka rritje në vitet e fundit mbetet në nivele modeste”, nënvizoi Begaj.

Begaj vlerësoi se, “ka hapësira dhe mundësi konkrete për të thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh”.

Në takim u bisedua edhe për turizmin. Begaj u shpreh se, “shifrat e regjistruara në vitin 2024 e kanë vendosur Shqipërinë si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, referuar kjo nga Organizata Botërore e Turizmit”.

“Vlerësuam forcimin e bashkëpunimit në këtë sektor. Mundësinë e investimeve dhe promovimin e këtij sektori”, tha Begaj.

Begaj u shpreh se në takim u bisedua edhe për integrimin evropian.

“Sllovakia është gjithmonë një mbështetëse aktive dhe nxitëse e vendosur e zgjerimit të BE-së. Ajo ka ofruar asistencë, ekspertizë dhe eksperiencë për proceset integruese të vendit tonë në BE”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohje Sllovakisë për mbështetjen.

“Ne jemi të vendosur të avancojmë shpejt dhe besojmë në një proces të bazuar në meritë, bazuar në progresin tonë. Ne jemi shumë optimistë për të hapur brenda këtij viti të gjithë grup-kapitujt dhe po ashtu në objektivin tonë kombëtar ne synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 dhe jemi optimistë se do të finalizojmë anëtarësimin tonë në BE deri në vitin 2030”, tha Begaj.

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.