Thanas Sina, drejtori i shquar Mësonjëtores së Korçës

Thanas Sina (1859 – 1934),  i njohur edhe si Athanas Sina, ishte mësues, shkrimtar dhe pjesëtar i Rilindjes Kombëtare.


Thanas Sina (1859 – 1934),  i njohur edhe si Athanas Sina, ishte mësues, shkrimtar dhe pjesëtar i Rilindjes Kombëtare nga Postenani, në Leskovik. Gjithashtu Sina ishte dhe anëtar i klubit Bashkimi, që krijoi alfabetin modern të gjuhës shqipe. Më 1887 pas largimit të Pandeli Sotirit nga Korça u emërua drejtor i Mësonjëtores së Korçës.

Thanas Sina lindi në fshatin Postenan afër Leskovikut. Arsimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Zosimea” në Janinë, si shumë veprimtarë të tjerë të shquar. Me hapjen e shkollës së parë shqipe më 1887, Thanas Sina ishte mësues në këtë shkollë, në kohën kur ajo fole e arsimit drejtohej nga Pandeli Sotiri. Thanas Sina, Pandeli Sotiri dhe Thoma Avrami ishin ndër mësuesit e parë të Shkollës së Djemve në Korçë.


Shkolla e parë shqipe për vajza, Korçë, 1899. Mësuesit Polikseni Luarasi dhe Thanas Sina, me nxënës. Foto e Kristo Shulit (1858-1938).

Në përfundim të vitit të parë shkollor Pandeli Sotiri largohet për në Stamboll duke ja lënë drejtimin e Mësonjëtorës Thanas Sinës. Ndërsa në përfundim të vitit të dytë shkollor vetë Thanas Sina detyrohet të largohet, pasi shkolla nuk gëzonte më leje nga Porta e Lartë. Pas Thanasit në krye të shkollës vjen Petro Nini Luarasi. Në vitet e mëvonshme Thanas Sina bashkohet me Gjerasim Qiriazin, themeluesin e Vëllazërisë Ungjillore në vitin 1892, në Korçë. Sina ndihmonte Gjerasimin në redaktimin e përkthimeve në shqip të Shkrimit të Shenjtë, gjithashtu shpërndante libra të Shoqërisë Biblike Britanike dhe predikonte ungjillin në gjuhën shqipe.

Ai vazhdoi të kishte lidhje me Shoqërinë Biblike Angleze dhe jepte mësim në Shkollën e Vashave. Në Bullgari ai u emërua drejtor i shoqërisë së Shkrimeve të shenjta, por gjithashtu mundohej të ndihmonte mbi çështjen shqiptare duke përkthyer tekste në gjuhën shqipë. Në vitin 1907, Sina përktheu librin e Sami Frashërit, Shqiptarët, në greqisht ndërsa me ndihmën e Gjergj Qiriazit, rishikoi Dhiatën e Re në dialektin toskë duke e shkruar me alfabetin e ri shqip në vitin 1912. Thanas Sina ndërroi jetë në vitin 1934.

Lexo më shumë nga

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.