Ekonomia në trend rritjeje, miratohet Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë

Sektori bankar shqiptar e mbylli vitin 2024 me një rezultat pozitiv.


Sektori bankar shqiptar e mbylli vitin 2024 me një rezultat pozitiv.

Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat erdhën në rritje, duke gjeneruar më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2024 u nxit nga rritja e shpenzimeve familjare dhe e investimeve të bizneseve dhe është pasqyruar në rritje të sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit.

Paralelisht me këto zhvillime, inflacioni ka ardhur në rënie, duke shënuar një rikuperim të plotë të goditjeve nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Sistemi bankar është i mirëkapitalizuar dhe kreditimi ekonomisë po vijon me trend pozitiv rritjeje.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e së mërkurës, mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024, që parashtron treguesit financiarë për vitin që lamë pas.

Raporti vjetor përbën një detyrim ligjor të Bankës së Shqipërisë, me anë të të cilit realizohet llogaridhënia para Kuvendit të Shqipërisë dhe komunikimi me sistemin financiar, mediet dhe publikun.

Ai përbën dokumentin më të rëndësishëm që, në mënyrë transparente, informon Kuvendin mbi vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, në përmbushje të objektivave të saj institucionalë, monetarë, operacionalë dhe zhvillimorë.

Në raport, ndër të tjera, pasqyrohen: Zhvillimet e përgjithshme makroekonomike në vend; politika monetare dhe ajo valutore e ndjekur nga Banka e Shqipërisë; zhvillimet në sistemin bankar dhe rreziqet potenciale me të cilat përballet stabiliteti financiar; aktiviteti mbikëqyrës, licencues dhe rregullator; aktiviteti i emisionit monetar, i sistemit të pagesave, i administrimit të rezervës valutore, statistikor, kërkimor, komunikues dhe ai i edukimit të publikut; administrimi i burimeve njerëzore; veprimtaria e kontrollit të brendshëm; objektivat afatmesëm të institucionit.

Në mbledhjen e Këshilli Mbikëqyrës u shqyrtua dhe miratua përdorimi i fitimit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024.

Ndërsa Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris,…