Rama: Zyra të reja e dinjitoze për Komunitetin Mysliman; Xhamia e Plumbit në Shkodër, një projekt i jashtëzakonshëm

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatlliu.


Qeveria në bashkëpunim me komunitetin mysliman në Shkodër po bëjnë rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, një ndër objektet e kultit me rëndësi për vendin tonë.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, teksa bëri të ditur se “kemi një projekt të jashtëzakonshëm që do ta çojmë përpara me komunitetin mysliman në Shkodër”.

Rama informoi gjithashtu se i ka kërkuar Ministrisë së Financave të përgatisë dokumentacionin për t’i dhënë mundësinë Komunitetit Mysliman Shqiptar, që të ketë zyrat e veta dinjitoze në godinë.

“Ndërsa i kam kërkuar Ministrisë së Financave të përgatisë dokumentacionin për t’i dhënë mundësinë Komunitetit Mysliman që të ketë zyrat e veta dinjitoze në godinën ku aktualisht është si një jabanxhi dhe bashkërisht do të bëjmë edhe rikonstruksionin e asaj godine që do t’i mbetet tërësisht Komunitetit Mysliman dhe spostimin e institucioneve të tjera nga aty”, deklaroi Rama

“Ditë më të mira po vijnë edhe për komunitetin mysliman”, u shpreh Rama.

Xhamia e Plumbit në Shkodër është një ndër objektet e kultit më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.

Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitit 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatlliu.

Ajo është shpallur Monument Kulture në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane.

Ndërhyrja e fundit në këtë xhami është bërë në vitin 1865, pas përmbytjes së madhe të Shkodrës.

Burimi ATSH

Zgjerimi i Linjës së Transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hap strategjik për energjinë në rajon

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Zgjerimi i Linjës së Transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hap strategjik për energjinë në rajon

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe…