Spiropali mesazh për vitin e ri shkollor: Edhe Kuvendi i angazhuar për arsim cilësor

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përcolli mesazh urimi për nisjen e vitit të ri shkollor, nesër më 9 shtator.


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përcolli mesazh urimi për nisjen e vitit të ri shkollor, nesër më 9 shtator.

Në mesazh ajo thotë se është detyrë edhe e Kuvendit dhe ligjvënësve të Shqipërisë garantimi i një arsimi cilësor.

“350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në Shqipëri do të fillojnë nesër vitin e ri shkollor. Ky është një moment i veçantë dhe i rëndësishëm për të gjithë ne. Një urim dhe përqafim të ngrohtë për të gjithë vogëlushët që do të nisin për herë të parë rrugëtimin e dijes, e po ashtu edhe për çdo nxënës e gjimnazist”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentares.

Spiropali përcolli urime edhe për mësuesit.

“Urime të përzemërta e mirënjohje për të gjithë mësuesit tanë, punonjësit e tjerë arsimorë, si dhe për çdo prind që ka sot një fëmijë në shkollë. Ata që sot janë nxënës, janë edhe premtim për t’u shndërruar në qytetarët e së nesërmes, të cilët me dritën dhe diturinë që do të fitojnë në shkollë, do ta përparojnë e lartësojnë Shqipërinë tonë të çmuar”, uroi ajo.

Detyra jonë në Kuvendin e Shqipërisë, theksoi kryeparlamentarja, është të bëjmë ligje dhe formësojmë politika që të kontribuojnë në një arsimim cilësor dhe bashkëkohor për vajzat dhe djemtë e Shqipërisë.

“Shqipëria është rritur e po modernizohet, standardet tona po përmirësohen me ritëm të panjohur më parë, andaj duhet të sigurohemi që çdo nxënës, çdo fëmijë i Shqipërisë, pavarësisht përkatësisë etnike, racore a fetare, prejardhjes krahinore a statusit social e ekonomik, të mirëpritet në shkolla të ngrohta, të mirëpajisura e moderne; të trajtohet me profesionalizëm dhe dashuri nga mësues të aftë, të mirëshpërblyer e të motivuar; të ketë të garantuar – ashtu siç po bëjmë – librat falas, por edhe një vakt të shëndetshëm, për të mundësuar që asnjë fëmijë, të mos ulet në bankat e shkollës i kequshqyer”, deklaroi Spiropali.

Ajo shprehu besimin se ky vizion ndahet sot nga të gjithë politikëbërësit shqiptarë, pa dallim, dhe ne do ta arrijmë me çdo kusht këtë standard.

“Ju uroj një vit të ri shkollor plot suksese, arritje dhe progres, drejt dijes dhe së ardhmes!”, citohet mesazhi. (ATSH)

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II. Në një…