Kumbaro apel prindërve: Të mos lejojmë që “duart e zeza” të na i kthejnë fëmijët në viktima të kaosit

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro i bëri apel sot prindërve të kenë bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren peng nga rrëmuja dhe kaosi.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro i bëri apel sot prindërve të kenë bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren peng nga rrëmuja dhe kaosi.

Në një videomesazh Kumbaro ndau thirrje për bashkëpunim si ministre e Arsimit, por edhe si nënë.

“Ndërkohë që ‘’duart e errëta’’ hedhin tym e errët të shashkave të shkatërrimit, qoftë në pronat publike, apo në bizneset private, nuk duhet të gjithë bashkë të lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje”, tha Kumbaro.

“Ndërkohë që flasim në shumë shkollë nga shkollat tona vazhdon mësimi në mënyrë normale. E di që një pjesë e nxënësve nga prindërit e tyre janë tërhequr nëpër shtëpia me të drejtën legjitime për t’i mbrojtur nga përplasjet, për t’i mbrojtur nga tymnaja e zezë dhe sidomos nga ‘’duart e errëta’’ që të gjithë e dimë të kujt janë, që në këtë moment duan që maskat e tyre t’ua vënë fytyrave të fëmijëve tanë, nxënësve tanë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim, kemi ndërtuar bashkë të dashur prindër shumë programe edukimi që ju i keni mbështetur në shkollat që nga klasa e parë deri në maturë. Jemi në komunikim me të gjitha universitetet. Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë, bizneset me të cilat mbahen mijëra familje, përfshi dhe familjet e vetë fëmijëve tanë”.

Prandaj, shtoi ajo, e vetmja mënyrë që ne kemi që energjinë pozitive, por edhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar, ta kthejmë në rrugë dialogu.

“Kemi qenë gjithmonë bashkë në komunikim dhe do të vazhdojmë të jemi. Do të vazhdojmë të jemi që shkolla të mos jetë vendi që shkatërrohet nga ‘’duart e zeza’’ të cilat duhet t’i mbajmë larg dhe të mos na i kthejnë fëmijët në viktima të kaosit. Po të jemi bashkë që këto shkolla të jenë vatrat e dije sikurse bashkë i kemi ndërtuar, i kemi trashëguar të tilla dhe duhet t’i mbajmë dhe t’i lëmë stafetë të tilla”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro tha se duhet t’i dëgjojmë të rinjtë, t’ju japim mundësinë të flasim jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë.

“Ndërkohë që flasim, arsimtarët dhe mësuesit janë në krye të detyrës, janë nëpër shkolla, janë duke mbyllur orarin ditor të mësimit. Prandaj vetëm komunikimi në të gjitha rrugët përfshi edhe këtë mesazh të shkurtër, është rruga më e mirë e bashkëpunimit që dhe fëmijët të kenë të gjithë të drejtën të shprehen edhe të drejtën të protestojnë në mënyrë keq legjitime, por ta bëjnë atë ashtu sikurse ju i keni mësuar, ashtu sikurse ne bashkë e ndërtojmë komunikimin në të gjithë programet tona”, tha ministrja.

Prandaj, vijoi Kumbaro, e kërkoj këtë bashkëpunim duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj dhe shqetësimin e të gjithë mësuesve që janë ata që kujdesen për dijet, mos t’i humbasim shkollës qëllimin kryesor të ekzistencës së saj, të vatrës së dijes.

“Të dashur prindër, të dashur mësues, të gjithë bashkë, por i drejtohem edhe shoqërisë, edhe mediave, edhe shoqërisë civile, edhe lagjeve dhe komunitetit: Ju lutem në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. I kemi ndërtuar gjithmonë gjërat me dialog dhe komunikim dhe do të jemi në vazhdimësi çdo orë këtu për t’ju përgjigjur”, tha Kumbaro.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Policia apel prindërve: Fëmijë në vijën e parë të përplasjeve, mos i lejoni të ekspozohen ndaj dhunës

Policia e Shtetit informoi sot se ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Policia apel prindërve: Fëmijë në vijën e parë të përplasjeve, mos i lejoni të ekspozohen ndaj dhunës

Policia e Shtetit informoi sot se ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat…