Arkivat dhurojnë dokumente të rralla për Muzeun e Alfabetit në Manastir

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Arkivin Historik dhe Diplomatik të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), do t’i dhurojë Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir riprodhime të dokumenteve të rralla që lidhen me Kongresin e vitit 1908


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Arkivin Historik dhe Diplomatik të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), do t’i dhurojë Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir riprodhime të dokumenteve të rralla që lidhen me Kongresin e vitit 1908.

Nisma do të shënojë një tjetër kontribut në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike e gjuhësore shqiptare, në kuadër të Ditës së Alfabetit, më 22 nëntor.

Vendimi u bë i ditur gjatë një takimi mes ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, konsullit shqiptar të nderit, Imer Selmani, drejtoreshës së Shërbimeve Arkivore në DPA, Elsa Saka, ambasadores së MEPJ-së, Mira Hoxha, dhe drejtorit të Muzeut të Alfabetit, Nuer Arsllani.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e institucioneve diskutuan hapat konkretë për pasurimin e muzeut me dokumente historike, me synimin që brezat e rinj të njihen më nga afër me rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe përpjekjet e të parëve për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Angazhimi i DPA-së për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Manastir është shtrirë edhe në nisma të tjera. Institucioni ka dhuruar dhjetëra botime për librarinë e vetme shqipe në qytet, “Linkest”, duke kontribuar në promovimin e gjuhës amtare mes të rinjve.

Në këtë vatër të rëndësishme të shqiptarisë është ngritur më herët edhe një Kënd Arkivor, ndërsa aty është zhvilluar një edicion i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Këto iniciativa synojnë të forcojnë lidhjet me trashëgiminë kombëtare dhe të mbajnë gjallë kujtesën historike për brezat e ardhshëm.

Marrë nga ATSH

Festat kuqezi me zërat e fëmijëve të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga festimet e 28 dhe 29 Nëntorit, me zërat e…

Global 360

Kurti priti anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë për formalizimin e marrëveshjes për drejtimin e përbashkë

Në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Festat kuqezi me zërat e fëmijëve të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga festimet e 28 dhe 29 Nëntorit, me zërat e…