Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen për shkak të protestave

Kryeministri Edi Rama i tha sot agjencisë britanike të lajmeve, Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme, të udhëhequra nga studentët, të cilat hynë në ditën e tyre të tretë radhazi.


Kryeministri Edi Rama i tha sot agjencisë britanike të lajmeve, Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme, të udhëhequra nga studentët, të cilat hynë në ditën e tyre të tretë radhazi.

Policia përdori ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, të cilët thyen dritare dhe dëmtuan prona në kryeqytet, çka bëri që parlamenti të anulonte seancën e tij.

Studentët, të cilët protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit, kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Për sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, tha Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

“Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta mbaj Shqipërinë në rrugën e përparimit. Çdo gjë tjetër do të ishte një tradhti ndaj shqiptarëve, të cilët më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thekson ai.

Rama u shpreh se është i gatshëm të diskutojë mbi rritjen e kostove të arsimit, por shtoi se “sulmi ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe kërcënimi i sigurisë publike nuk kanë asnjë lidhje me kërkesat legjitime të studentëve”.

Këto protesta përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili fitoi një mandat të katërt vitin e kaluar.

Trazirat vijnë pas muajsh të tërë me demonstrata kryesisht paqësore, të nxitura nga planet për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë – një projekt i mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump – i cili është përballur me sfida ligjore.

“Korrupsioni duhet luftuar dhe, siç e ka rikonfirmuar së fundmi vetë BE-ja, Shqipëria po e trajton atë si kurrë më parë”, shkruan Rama.

“Ndoshta disa forca, brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të ketë sukses si vend pararojë për anëtarësimin në BE. Por, unë nuk do të lejoj që dhuna të pengojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, thekson ai.

Së bashku me Malin e Zi, Shqipëria aktualisht kryeson procesin e anëtarësimit mes vendeve të Ballkanit dhe synon të bëhet anëtare e BE-së që në vitin 2028.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen për shkak të protestave

Kryeministri Edi Rama i tha sot agjencisë britanike të lajmeve, Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen për shkak të protestave

Kryeministri Edi Rama i tha sot agjencisë britanike të lajmeve, Reuters se nuk do të jepte dorëheqjen për shkak të…