
Delegacioni i BE: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private në protestë
Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi sot me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.
Delegacioni i BE-së u bëri thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.
“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Po ashtu Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.
Burimi ATSH




















