Takimet e Robinson me Manjën dhe Ballën, ambasada amerikane: E rëndësishme të ruhet ritmi për Reformën në Drejtësi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë publikoi foto nga takimet


Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ndihmëssekretari Todd Robinson u takua me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për të forcuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë publikoi foto nga takimet ndërsa vuri në dukje se gjatë tyre, Robinson theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit për reformën në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

“Ai diskutoi gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm në reformën në drejtësi, përmirësimin e zbatimit të ligjit dhe dhënien fund mosndëshkimit në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale.

Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shprehu kënaqësinë e ritakimit në Tiranë me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson.
“Mes miqve diskutohen hapur problemet, por dhe mbështetja për t’i zgjidhur ato në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Falënderues ndaj SHBA për mbështetjen e reformës në drejtësi, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit!”, shkroi Manja në rrjetet

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…