Cillian Murphy fituesi i “Oscar” në “Oppenheimer

Aktori Cillian Murphy tashmë konsiderohet një peshë e rëndë e Hollivudit

Pas suksesit në “28 Days Later”, një film horror post-apokaliptik britanik i vitit 2002 me regji të Danny Boyle dhe shkruar nga Alex Garland, aktori Cillian Murphy tashmë konsiderohet një peshë e rëndë e Hollivudit pasi fitoi Oscar-in e tij të parë në filmin “Oppenheimer”, sipas BBC.

I vetëdijshëm për rolin e tij fitues si J. Robert Oppenheimer, fizikani teorik amerikan, puna e të cilit i dha njerëzimit potencialin për asgjësimin bërthamor, ia kushtoi çmimin “paqëbërësve”.

“Ishte gjë mirë për të, që e përdori atë moment për të vënë në dukje, se ne po jetojmë në një botë që është ndryshuar përgjithmonë nga ajo për të cilën bëhet fjalë”, tha prezantuesi i çmimeve “Oscar” në ITV, Jonathan Ross.

“Ky është një nga problemet që kam pasur me filmin, se ai e ka bërë atë njeri pa e detyruar audiencën të shikojë se çfarë ka bërë, edhe pse ai po kalonte atë ankth”, shtoi Ross.

Megjithëse pjesa e fillimit të filmit fokusohet në krijimin dhe zhvillimin e bombës atomike, momentet e fundit e shfaqin Oppenheimer duke u përballur me atë që ka bërë, ndërsa pajtohet me jetët e shumta të humbura si rezultat i punës së tij.

“Kjo është në fakt një histori shumë njerëzore”, tha Murphy në një intervistë për BBC muajin e kaluar.

“Dhe nëse mendoni për llojin e dilemave me të cilat ata po luftonin në atë kohë, ato janë lloji më i madh, më i thellë, më paradoksal, lloji më i rëndësishëm i dilemave morale me të cilat ne ende po luftojmë në botë”, tha Murphy.

Lexo më shumë nga

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Foto e Ditës, në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që të kujtojë Ditën e Alfabetit përmes një fotografie historike me anëtarët e Komisionit të Abecesë…