Për t’u zhvilluar, duhet të kuptojmë zhvillimin

Që kur Kina u bë ekonomia e dytë më e madhe në botë, raporti i PBB-së së Kinës ndaj PBB-së së ShBA-së ka qenë gjithmonë një fokus diskutimi.


Që kur Kina u bë ekonomia e dytë më e madhe në botë, raporti i PBB-së së Kinës ndaj PBB-së së ShBA-së ka qenë gjithmonë një fokus diskutimi.

Në vitin 2023, ky numër ka pasur rënie. Duke parë këtë ndryshim, të ndërthurur me bllokadën amerikane ndaj Kinës në fushën e teknologjisë së lartë në vitet e fundit, shumë njerëz pyesin nëse ekonomia kineze do të bjerë?

A do të ndodhë vërtet kjo?

Le të shikojmë fillimisht vetë treguesit numerikë. Llogaritja e PBB-së përfshin edhe faktorë të tillë si çmimet dhe kursin e këmbimit.

Kur vendet llogaritin PBB-në, ato përdorin PBB-në nominale të llogaritur sipas vlerës aktuale të monedhës së tyre, gjë që kërkon shqyrtimin e faktorit të çmimeve. Në tre vjetët e fundit, ShBA-ja ka zbatuar politika fiskale dhe monetare radikale, të cilat e kanë çuar atë në situatën e inflacionit të lartë, gjë që gjithashtu ka rritur ndjeshëm PBB-në nominale të ShBA-së.

Le të marrim vitin 2022 si shembull. Në atë vit treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) dhe treguesi i çmimeve të prodhimit (PPI) në ShBA u rritën përkatësisht me 8% dhe 16.5 % në krahasim me vitin e mëparshëm. Ndërsa në vitin 2022, CPI-ja dhe PPI-ja e Kinës u rritën përkatësisht me 2 % dhe 4.1 %. Kështu, mund të imagjinohet “hendeku” në llogaritjet numerike.

Përveç çmimeve, duhet të mbajmë parasysh kursin e këmbimit, domethënë, kur krahasojmë PBB-të e Kinës dhe ShBA-së, PBB-ja e Kinës e shprehur në RMB duhet të konvertohet në dollarë amerikanë.

Nga marsi 2022 deri në korrik 2023, Rezerva Federale i ka rritur normat e interesit 11 herë radhazi, që është rritja më e madhe e tillë në ShBA në 20 vitet e fundit.

Rritja e normave të interesit zakonisht sjell flukse hyrëse neto të kapitalit ndërkombëtar, duke e ngritur kursin e këmbimit të dollarit amerikan. Kursi i këmbimit të monedhës kineze me atë amerikane ka shkuar nga 6.3 juanë për 1 dollar amerikan në mars 2022 në rreth 7.1 juanë për 1 dollar amerikan sot. Edhe kursi i këmbimit e ka zgjeruar objektivisht “hendekun” në përllogaritje.

Kohët e fundit, gazeta “Wall Street Journal” publikoi një raport, që thotë se në vitin 2008 ekonomitë e Shteteve të Bashkuara dhe të Eurozonës ishin afërsisht të njëjta, por tani ekonomia e ShBA-së është pothuajse sa dyfishi i asaj të Eurozonës. “Wall Street Journal” i përdori këto të dhëna për të vërtetuar se ekonomia amerikane është më mirë se ajo evropiane.

Ky raport u kritikua nga ekonomisti amerikan Paul Krugman, sipas të cilit kjo ka ardhur kryesisht si rezultat i nënçmimit të kursit të këmbimit të euros ndaj dollarit amerikan. Në vitin 2008, kursi i këmbimit të euros ndaj dollarit amerikan arriti kulmin prej 1.59, ndërsa në vitin 2023 u ul në 1.05.

Teorikisht, edhe kur krahasohet PBB-ja kineze me atë amerikane, duhet të mbahen parasysh këta faktorë. Por, pasi pa rënien e raportit të PBB-së së Kinës ndaj PBB-së së ShBA-së, Krugman shkroi këtë në një artikull tjetër: “Ekonomia kineze është në telashe serioze”.

Çfarëdo e dhëne që mund të tregojë se ekonomia kineze po bie, do të amplifikohet e përhapet më tej, duke shërbyer si “dëshmi” që Kina do të sjellë “rrezik”.

Instituti “Lowy” në ShBA përkrah teorinë që “ekonomia e Kinës ka arritur kulmin”, duke publikuar një raport sipas të cilit deri në vitin 2050 rritja e PBB-së së Kinës do të jetë 2 %-3 %. Por në raport thuhet se sigurisht se nuk mund të përjashtohet mundësia e një rritjeje 5 %, por me kusht që sistemi ekonomik i Kinës “të perëndimorizohet”.

Mund të themi se qëllimi i teorisë që “ekonomia e Kinës ka arritur kulmin” është për të krahasuar sistemet ekonomike dhe për të ndryshuar sistemin ekonomik kinez. (Çang Çuo)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa…