Koçiu: Aktori Fuga realizon me sukses angiografinë cerebrale në Spitalin Memorial Fier

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikon mesazhin e aktorit të njohur


Aktori i njohur, Genc Fuga ka realizuar me sukses procedurën e angiografisë cerebrale diagnostikuese në Spitalin Rajonal Memorial Fier.

Ndërhyrja për diagnostikimin e patologjive të arterieve karotide (arterieve kryesore që furnizojnë trurin me gjak) dhe arterieve cerebrale, ka nisur të kryhet në këtë spital që prej muajit tetor të vitit të shkuar nga një ekip multidisiplinar është i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë si dhe teknikë imazherie të trajnuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e aktorit të njohur i cili shprehet se edhe pse e kishte me frikë, çdo gjë shkoi shumë mirë.

Aktori Fuga vlerëson punën e ekipit të këtij spitali për profesionalizmin dhe përkujdesjen e tyre.

“Mirënjohje për ekipin turko-shqiptar për përkushtimin dhe profesionalizmin për t’i shërbyer pacientëve”, shprehet ministrja Koçiu.

Ky ekzaminim mjekësor mini-invaziv përdor rrezet x dhe identifikon problematikat shëndetësore të enëve të gjakut në tru, tek pacienti.

Gjatë angiografisë cerebrale imazhet merren në mënyrë elektronike duke krijuar pamje të enëve të gjakut. Kjo procedurë realizohet duke përdorur një kateter, pamje imazherike të avancuara dhe injeksionin e kontrastit.

Nëpërmjet angiografisë cerebrale, eliminohet nevoja për ndërhyrje kirurgjikale tek pacienti. Kjo metodë pranohet si standardi i artë në diagnostikimin e sëmundjes së arterieve cerebrale.

#SpitaliMemorialFier

Aktori i njohur, Genc Fuga, realizoi me sukses procedurën e Angiografisë Cerebrale Diagnostikuese në Spitalin Memorial Fier 🤍

#Mirënjohje për ekipin 🇹🇷🤝🇦🇱turko-shqiptar për përkushtimin dhe profesionalizmin për t’i shërbyer pacientëve.

#MSHMS
#ShërbimCilësor
#SpitaliMemorial
#ShëndetiiPari

Posted by Albana Koçiu on Sunday, March 3, 2024

MEKI: 47% vizitorë më shumë në institucionet e trashëgimisë kulturore

Ky vit ka si lajtmotiv eksplorimin e potencialit inovativ të muzeve në edukimin cilësor gjithëpërfshirës dhe kërkimin përmes nxitjes së…

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

MEKI: 47% vizitorë më shumë në institucionet e trashëgimisë kulturore

Ky vit ka si lajtmotiv eksplorimin e potencialit inovativ të muzeve në edukimin cilësor gjithëpërfshirës dhe kërkimin përmes nxitjes së…