Nikolla pret pjesëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë nga Mbretëria e Bashkuar

Gjatë takimit u diskutua mbi fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim të ngrohtë, të hapur dhe produktiv me pjesëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë nga Mbretëria e Bashkuar: deputetët Matthew Offord dhe Tan Dhesi nga Dhoma e Komuneve, Baroneshën Tessa Blackstone dhe Baroneshën Jane Bonham Carter nga Dhoma e Lordëve, të cilët kanë ardhur në një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë. Në takim mori pjesë edhe deputeti Lavdrim Krashi, kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë takimit u diskutua mbi fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe parlamentar mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe u rikonfirmua vullneti i të dy palëve për ta zgjeruar e intensifikuar këtë bashkëpunim.

Nikolla nënvizoi se “Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik intensiv, të mbështetur edhe nga Deklarata e Përbashkët e Kryeministrave Rama dhe Sunak e vitit 2022. Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e reformës në drejtësi dhe reformave të tjera demokratizuese. Bashkëpunimi parlamentar po intensifikohet dhe diplomacia parlamentare po nxit bashkëpunimin dypalësh.”

Anëtarët e delegacionit parlamentar të miqësisë nga Mbretëria e Bashkuar vlerësuan shumë pozitivisht shpejtësinë e ndryshimeve në Shqipëri, avancimin e reformave dhe rolin e rëndësishëm dhe konstruktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin për reduktimin e flukseve të imigrimit ilegal dhe nënvizuan se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e reformës në drejtësi dhe reformave të tjera demokratizuese do të vijojë.

Kryetarja e Kuvendit, Nikolla dhe anëtarët e delegacionit ranë dakord të vijojnë shkëmbimin e përvojave respektive në procesin legjislativ dhe kontrollin parlamentar dhe të intensifikojmë shkëmbimet e grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe deputetëve.

Lexo më shumë nga

“Dita e shtegtarëve”, Lezha plot gjallëri në netët e verës

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festimeve

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dita e shtegtarëve”, Lezha plot gjallëri në netët e verës

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festimeve