Rama nga Spanja: Nxitje turizmit luksoz, për të mos rënë viktimë e atij masiv

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në panairin e turizmit “Madrid FITUR”


Kryeministri Edi Rama, nga Spanja, ku merr pjesë në panairin e turizmit “Madrid FITUR”, tha se fokusi i Shqipërisë tanimë është tek turizmi i qëndrueshëm. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, për të arritur këtë fokusi është tek turizmi cilësor dhe jo turizmi masiv, që sjell edhe dëmtim të mjedisit, por turizëm cilësor.

“Pas “Melia-s”, më duhet të them që sot janë afruar grupe të tjera spanjolle. Tani nuk e kanë më problem të investojnë në Shqipëri, pasi të tjerë e kanë bërë përpara tyre. Dhe për vendet si tonat, që gjenden midis të qenit të fshehur dhe ambicies për të dal në pah është shumë e rëndësishme”, tha Rama.

“Ata që shkrinë akullin janë shumë të rëndësishëm. “Melia” ka qenë një shkrirëse e jashtëzakonshme e akullit. Kur vjen fjala për qëndrueshmërinë ka qenë sfidë e madhe. Na duhet të tregojmë shumë kujdes lidhur me zhvillimin, për të balancuar të tashmen dhe së ardhmes”, vijoi Rama.

“Një ekuilibër midis më shumë të ardhurave nga turizmi dhe nevojës për të ruajtur natyrën. Ne jemi bekuar me një vend në të cilin në një sipërfaqe shumë të vogël, Shqipëria është vetëm 28 000 km katror, është besojë një vend shumë shumë i larmishëm. Ndoshta një prej vendeve me larminë më të madhe pasi në këtë hapësirë ka 2 dete, 9 lumenj dhe shumë male. Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë dhe Zvicër në të njëjtën kohë. Në Amerikën e veriut dhe jugut sa i takon klimës. Kjo është vërtetë shumë e veçantë ndaj na duhet të gjejmë një ekuilibër. Ja pse jemi shumë të lumtur me atë që po bënë “Melia”. Duam të nxisim më shumë turizëm luksoz për të mos rënë viktimë e turizmit masiv, që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përftim sa sjell dëme”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët, 30% e shpenzimeve të përgjithshme për mbrojtjen sociale

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për periudhën 2027-2029, shpenzimet kapitale synojnë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

1.1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët, 30% e shpenzimeve të përgjithshme për mbrojtjen sociale

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027, ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se për periudhën 2027-2029, shpenzimet kapitale synojnë…