“Foto e ditës”, Rama shkëmben dhurata me Söder

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryeministrin bavarez, Markus Söder


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Kloster Banz në Bavari të Gjermanisë, ku mori pjesë në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryeministrin bavarez, Markus Söder, dhe kryetarin e grupit parlamentar të CSU për Bavarinë, Klaus Holetschek, të cilën e cilësoi “Foton e ditës”.

Rama adresoi Shqipërinë si një shembull suksesi në rajon dhe u ndal te forcimi i marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kryeministri Rama foli për sfidën e adresimit të emigracionit të paligjshëm ndërsa u shpreh se “emigracioni i paligjshëm kërkon reagim të përbashkët nga e gjithë familja e BE-së”.

Lexo më shumë nga

Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria përgëzon Listën Studentore dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore “për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në…