Balluku-Fratini: Finalizojmë me Italinë nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, takoi ministrin për Energjinë dhe Ambientin, Gilberto Pichetto Fratin


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Romë, Itali, mori pjesë së bashku me ministrin për Energjinë dhe Ambientin, Gilberto Pichetto Fratin, në organizimin e tryezës për energjinë, me faktor të këtij sektori nga të dyja vendet, në kuadër të Komitetit Ekonomik të Përbashkët zhvilluar një muaj më parë.

Zv/kryeministrja Balluku bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua konkretisht mbi axhendën e përbashkët për hapat që duhen marrë deri në vitin 2030 sa i takon dekarbonizimit, investimet në energjinë e rinovueshme, por edhe mbi projektin për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit që do të lidhë direkt Shqipërinë dhe Italinë.

“Shprehëm gjithashtu gatishmërinë e përbashkët për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, ku eksperienca dhe mbështetja e Italisë është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Në pranverën e vitit të ardhshëm, kur në Tiranë do të mbahet takimi i radhës, jemi besimplotë se do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshje të rëndësishme”, theksoi Balluku.

Shabani takon ambasadoren e Kanadasë: Forcim i institucioneve të pavarura në Shqipëri

Avokati i Popullit, Endrit Shabani priti sot ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri (jorezidente), Elissa Golberg.

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shabani takon ambasadoren e Kanadasë: Forcim i institucioneve të pavarura në Shqipëri

Avokati i Popullit, Endrit Shabani priti sot ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri (jorezidente), Elissa Golberg.