Pakica Kombëtare Maqedonase

Pakica kombëtare maqedonase është e përqendruar në rreth 50 fshatra përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas


Pakica kombëtare maqedonase është e përqendruar në rreth 50 fshatra përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas në zonën e Prespës në Bashkinë Pustec, në fshatin Vërnik në Bashkinë Devoll, në zonën e Gollobordës, në Bashkitë Librazhd dhe Bulqizë, në fshatrat Herbel dhe Kërçisht i Epërm dhe i Poshtëm në Bashkinë e Peshkopisë si dhe në zonën e Gorës në Bashkinë Kukës.

Këto zona kanë kaluar nën shtetin shqiptar në vitet 1924-25 kur u vendosën kufijtë përfundimtar të Shqipërisë nga Komisioni Ndërkombëtar për Përcaktimin e Kufijëve. Përveç fshatrave, maqedonasit janë të përqendruar në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Kukësit, Korçës, Kavajës, Bilishtit, Podgradecit, Librazhdit etj. Në Tiranë, shpërnguljet e para të maqedonasve nga Golloborda, Prespa, Gora, Reka, dhe nga rajonet e Ohrit dhe të Strugës datojnë në kohën e Luftës së Parë Botërore 1914-1918. Gjatë historisë ka pasur disa valë të tjera migrimesh të brendshme të antarëve të pakicës maqedonase nga fshatrat e tyre të lindjes drejt qyteteve më të mëdha të Shqipërisë.

Pakica kombëtare maqedonase në Luftën e Dytë Botërore, shfrytëzoi momentin historik dhe u përfshi në Luftën Antifashiste Nacional çlirimtare te Shqipërisë. Në baze të sakrificës së partizanëve maqedonas në luftën Antifashiste në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërore, që në vitin 1945, maqedonasit u njohën si pakicë kombëtare në zonën e Prespës dhe fshatin Vërnik në zonën e Devollit në Qarkun e Korçës si dhe në zonën e Gollobordës dhe në fshatin Kërçisht i Epërm në Qarkun e Dibrës. Në këto zona, pakica kombëtare maqedonase fitoi të drejtën e arsimit në gjuhën amtare maqedonase. Fatkeqësisht, në fshatrat në zonën e Gollobordës si dhe në fshatin Kërçisht i Epërm në Maqellarë shkollat në gjuhën maqedonase u lejuan deri në vitin 1949, ndërsa në zonën e Prespës dhe fshatin Vërnik, shkollat në gjuhën maqedonase nuk u mbyllën dhe këtu në kohën e sistemit komunist u lejua përdorimi i lirë të gjuhës amtare maqedonase, ruajtjen dhe zhvillimin e traditive kulturore, zakoneve etj. Edhe me ndrimin e sistemit në fillimin e viteve 90-të pakica maqedonase vazhdoi të njihet në Bashkinë Pustec dhe fshatin Vërnik. Me reformën administrative-territoriale të vitit 2014 Komuna Pustec nuk u shkri dhe vazhdoi të egzistoj si Bashki për shkak të kriterit se banohej me pakicë kombëtare maqedonase e cila zyrtarisht njihesj nga shteti shqiptar. Pakica maqedonase në Bashkinë Pustec është e integruar mjaftë mirë në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit, por karakterizohen edhe nga ndërveprime sociale, kulturore dhe ekonomike intensive me shtetin e tyre amë. Nëpër tabelat e rrugëve dhe të shesheve kryesore të nëntë fshatrave, gjuha maqedonase është përkrah gjuhës shqipe. Korrikula mësimore tashmë është e plotësuar, me mësimin e gjuhës maqedonase deri në klasën e nëntë si dhe janë shtuar elementë për mesimin e gjuhës maqedonase edhe në arsimin parauniversitar.

Pakica kombëtare maqedonase ka vazhdimësi territoriale me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka një kulturë etnografike të ruajtur mjaft mirë ndër vite, ku spikasin veshjet e bukura popullore si dhe kengët dhe vallet e tyre. Pas miratimit të ligjit 96/2017 ”Për mbrotjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, pjestarët e pakicës maqedonase presin ti gëzojnë të drejtat e tyre në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Pjestarët e pakicës maqedonase i përkasin fesë së krishterë (ortodokse) dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre fesë myslimane. Pakica kombëtare maqedonase shikohet nga shteti shqiptar si një urë e rëndësishme e bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marre nga faqja zyrtare Komiteti për Pakicat Kombëtare

Rama: Mbi 3 milionë ndërveprime në e-Albania përmes Diellës, urë komunikimi e besueshme

Kryeministri vlerësoi se rrugëtimi i saj ka dëshmuar se modelet e avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të zhvillohen dhe të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Mbi 3 milionë ndërveprime në e-Albania përmes Diellës, urë komunikimi e besueshme

Kryeministri vlerësoi se rrugëtimi i saj ka dëshmuar se modelet e avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të zhvillohen dhe të…