Sejko pret përfaqësuesin rajonal të FMN: Inflacioni kthehet në objektiv në mesin e vitit 2024

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të institucionit zhvilluan sot në Tiranë një takim pune me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të institucionit zhvilluan sot në Tiranë një takim pune me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Përfaqësuesit të ri Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor të FMN-së, Sebastian Sosa, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Stephanie Eble, e cila përfundoi mandatin e saj. Sosa është një ekonomist me përvojë, i cili ka punuar në një sërë detyrash në vende dhe rajone të ndryshme, si Maqedonia e Veriut, Serbia, Spanja, Kili, Meksika, Bolivia, Uruguai dhe Libani.

Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në vend të fokusuar në ecurinë e çmimeve, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.

Ai u shpreh se të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, me një rritje ekonomike prej 4.8 % në vitin 2022 dhe pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim. Lidhur me stabilitetin e çmimeve, Guvernatori theksoi se inflacioni në vend parashikohet të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit 2024. Për sa i përket sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ky sektor ka vijuar veprimtarinë në mënyrë të qëndrueshme, me nivele të përshtatshme të treguesve të përfitueshmërisë, me një përmirësim të cilësisë së kredisë dhe me një ekspozim të kontrolluar ndaj rreziqeve të ndryshme.

Më tej, Guvernatori u ndal në qëndrimin e politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Ai u shpreh se politika monetare e ndjekur ka pasur një rol pozitiv në ecurinë e ekonomisë në vend, duke ndihmuar në kontrollin e presioneve të brendshme inflacioniste dhe duke mundësuar funksionimin normal të tregjeve financiare. Gjithashtu, ky shtrëngim ka qenë në përputhje me drejtimin e përgjithshëm të politikës monetare në BE.

Ndërkohë, Stephanie Eble vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të forcimit të stabilitetit monetar e financiar të vendit. Në veçanti, ajo u ndal te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv dhe shprehu mbështetjen ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare.

Më tej, përfaqësuesit e FMN inkurajuan Bankën e Shqipërisë të vijojë monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimin e politikave me autoritetet shqiptare, duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Në përfundim të takimit, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy institucioneve dhe vijimit të ofrimit të asistencës teknike në të ardhmen. /ATSH

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…