Republikanët intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Bidenit

Ligjvënësit republikanë po intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Bidenit dhe po përpiqen të baraspeshojnë problemet ligjore të djalit të Presidentit Biden me ato të ish-Presidentit Donald Trump

Nga Patsy Widakuswara

Ligjvënësit republikanë po intensifikojnë hetimet ndaj Hunter Bidenit dhe po përpiqen të baraspeshojnë problemet ligjore të djalit të Presidentit Biden me ato të ish-Presidentit Donald Trump, i cili u akuza dje për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që i humbi më 2020.

Shefja e Byrosë së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara përgatiti materialin me të rejat e fundit mbi këtë çështje.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë nisur një hetim mbi marrëveshjen që Departamenti i Drejtësisë ra dakort të arrinte me Hunter Bidenin, ku ky do të pranonte fajësinë, por që dështoi, pasi nuk u pranua nga gjykatësi.

Marrëveshja kërkonte që djali i presidentit të pranonte fajësinë për mospagim taksash dhe si shkëmbim prokurorët do të hiqnin dorë nga akuza për armëmbajtje pa leje, për sa kohë që Hunter Bideni të mos shkelte dënimin dy-vjeçar me kusht për taksat.

“Ne po hetojmë nëse sistemi i drejtësisë është i drejtë për të gjithë amerikanët dhe jo ndryshe për familjen Biden dhe ndryshe për Amerikën”, thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy,

Ai u përpoq të baraspeshonte problemet ligjore të Hunter Bidenit me ato të ish-Presidentit Donald Trump, i cili u akuzua të enjten për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në një postim në rrjete sociale, zoti McCarthy tha se aktakuza kundër zotit Trump ka për qëllim të shpërqëndrojë vëmendjen nga çështja e Hunter Bidenit dhe të sulmojë kandidatin kryesor në garën për emërimin e partisë republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

“Akuzat ndaj Hunter Bidenit, të cilat janë të një niveli mjaft të ulët, nuk mund të krahasohen me një akuzë që nuk e kemi parë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet. Por, nëse i shihni ato me një sy politik, do t’ju duken krejt ndryshe, nga sa i sheh ligji”, thotë Jessica Tillipman nga Fakulteti Juridik i Universitetit George Washington.

Ligjvënësit republikanë kanë kërcënuar se do të nisin hetime për shkarkimin e presidentit mbi pretendimet e paprovuara, se ai ishte i pëfshirë në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij me vende të tjera të botës.

Ditë më parë, Presidenti Biden bëri shaka me këtë, ndërsa theksoi se inflacioni është ulur.

“Ndoshta nisin hetimet për sharkimin tim, sepse inflacioni po bie. Nuk e di, e dua këtë”, tha zoti Biden.

Ligjvënësit republikanë publikuan dje transkriptin e plotë të intervistës së tyre me Devon Archer-in, ish-partner i Hunter Bidenit, mbi marrëveshet financiare jashtë vendit të djalit të presidentit.

Transkripti ofron një pasqyrë të re mbi atë se si djali më i vogël i Presidentit Biden, shfrytëzonte emrin e babait të tij, i cili në atë kohë ishte nënpresident, për të joshur investitorë të huaj.

Zoti Archer tha se partneri i tij Hunter Bidenit shfrytëzonte “iluzionin e qasjes” në Uashington.

Megjithatë, i pyetur disa herë, ai nuk ofroi asnjë provë se Joe Bideni shfrytëzoi rolin e tij, për të ndihmuar bizneset e djalit të tij.

Në dëshminë e tij, zoti Archer tha se gjatë marrëdhënies së tyre dhjetëvjeçare biznesore, Hunter Bideni e telefonoi babain e tij rreth 20 herë, ndërsa ishte nën shoqërinë e bashkëpunëtorëve, por se “asnjëherë nuk foli për ndonjë marrëveshje biznesi”. /VOA

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…