Rama pas takimit me Osmanin: Bashkëbisedim i hapur për shqetësimet e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sot pasdite kryeministri Rama ndodhet në Prishtinë ku u prit në një takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri Edi Rama u shpreh pas takimit se Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim të dobishëm dhe bashkëbisedim të hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë dhe Samiti i NATOS, si edhe shqetësimet e përbashkëta.

“Prishtinë, Presidencë – Me Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës, një takim i dobishëm dhe bashkëbisedim i hapur për temat e vizitës, Samiti i Berlinit në Tiranë & Samiti i NATOS, si edhe shqetësimet e përbashkëta”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa në një njoftim të Presidencës së Kosovës thuhet se, në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.

Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë.

Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.

Ditën e sotme kryeministri Rama ishte në Shkup, ku u prit në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë pasditen e sotme, kryeministri Rama do të vizitojë Kosovën ku do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Turi i takimeve të Kryeministrit do të vijojë nesër paradite në Bosnjë dhe Hercegovinë ku do të takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo për të vijuar në Mal të Zi ku do të pritet në takim nga kryeministri Dritan Abazoviç dhe presidenti Jakov Milatoviç.

Kryeministri do të përmbyllë turin ballkanik me vizitën në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Lexo më shumë nga

Lamallari takon Brunner: Policia e Shtetit më shumë akses në platforma të dhënash të KE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari takon Brunner: Policia e Shtetit më shumë akses në platforma të dhënash të KE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në Bruksel me Komisionerin Evropian për Çështjet e Brendshme dhe…