Gjenerata e fundit që sheh Amazonën

Një e pesta e ekosistemeve në mbarë botën, duke përfshirë pyjet tropikale të Amazonës, janë në rrezik të një shkatërrimi katastrofik brenda një jete njerëzore.

Kolapsi ekologjik mund të jetë shumë më afër sesa është menduar deri tani.

Një e pesta e ekosistemeve në mbarë botën, duke përfshirë pyjet tropikale të Amazonës, janë në rrezik të një shkatërrimi katastrofik brenda një jete njerëzore.

“Mund të jemi gjenerata e fundit që sheh Amazonën”, thotë prof. Simon Willcock i Rothamsted Research, njëri nga autorët e studimit të publikuar në “Nature Sustainability”.

Organi më i lartë këshillues shkencor i Kombeve të Bashkuara, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, në raportin e fundit, thotë se ka gjasa  për një pikë kthese në Amazonë deri në vitin 2100.

Megjithatë, disa shkencëtarë me bazë në Brazil, përfshirë Carlos Nobre, kanë paralajmëruar se kjo mund të ndodhë shumë më shpejt. Studimi i ri nënvizon këtë perspektivë alarmante dhe vëren se shumica e studimeve deri më tani janë fokusuar te një nxitës i shkatërrimit, si ndryshimi i klimës ose shpyllëzimi. Por kur e kombinon këtë me kërcënime të tjera, si stresi i ujit, degradimi dhe ndotja e lumenjve nga minierat, shkatërrimi vjen shumë më shpejt.

Ekipi i shkencëtarëve nga universitetet e Southampton, Sheffield dhe Bangor, si dhe Rothamsted Research, mbajti nën vëzhgim dy ekosisteme liqenesh dhe dy pyje, duke përdorur modele kompjuterike me 70 000 variabla. Ata zbuluan se deri në 15% të kolapseve ndodhën si rezultat i streseve të reja ose ngjarjeve ekstreme, edhe pse stresi primar mbahej në një nivel konstant.

Konkluzioni që ata nxorën ishte se edhe nëse një pjesë e një ekosistemi menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme, streset e reja si ngrohja globale dhe ngjarjet ekstreme të motit mund ta kthejnë ekuilibrin drejt një kolapsi.

Ndërsa qëllimi i studimit ishte i kufizuar, autorët thanë se rezultatet treguan nevojën që politikëbërësit të veprojnë me më shumë urgjencë.

“Studimet e mëparshme të pikave ekologjike sugjerojnë kosto të konsiderueshme sociale dhe ekonomike nga gjysma e dytë e shekullit XXI e tutje. Gjetjet tona sugjerojnë potencialin që këto kosto mund t’i shohim shumë më shpejt,” vuri në dukje prof. John Dearing.

Marrë nga Mjedisi.al

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…