Peleshi në NATO: Të lirohen tre punonjësit e rrëmbyer të policisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kërkoi sot kthimin në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe në Veri të Kosovës.

Duke folur në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që po mbahet në Bruksel, ministri Peleshi theksoi se, forcat ushtarake apo policore të Serbisë nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.


Ai nënvizoi se, në këtë moment duhet të shikohet me prioritet dhe urgjencë kthimi në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer.

“NATO duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK-së si një institucion themelues që do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët. Njohja e Kosovës dhe integrimi i saj euroatlantik janë hapa të rëndësishëm drejt garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha Peleshi.

Ndërkaq, ministri Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca duhet t’i japë rajonit të Ballkanit.

Ai dënoi sulmet e fundit të dhunshme kundër trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne mbështesim plotësisht mandatin e KFOR-it dhe punojmë intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, shtoi më tej Peleshi.

Lidhur me zhvillimet në Ukrainë, Peleshi mbështeti propozimin e ri për formimin e Këshillit NATO-Ukrainë, i cili tregon vendosmërinë e palëkundur si Aleancë, duke zbatuar standardizimin e NATO-s në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në këtë Ministerial, Shqipëria theksoi rëndësinë e proceseve transformuese të NATO-s në përballje me sfidat gjithmonë e në ndryshim të mjedisit të sigurisë. Vendi ynë garantoi mbështetjen për zhvillimin e planeve rajonale dhe të gjithë familjes së planeve të shkurajimit dhe mbrojtjes, për të garantuar Aleancën nga kërcënimi rus dhe ai i grupeve terroriste.

Ai vuri në dukje se, Shqipëria do të vijojë të mbështesë me një qasje gjithëpërfshirëse masat për forcimin e deterencës dhe mbrojtjes, duke rritur edhe më tej kontributin tonë në misione, operacione dhe aktivitete, në tokë dhe në det.

“Ne mbështesim Modelin e përmirësuar të forcave të NATO, po përshtatim sistemin e gatishmërisë dhe do të kontribuojmë në zbatimin e planeve duke përshtatur praktikat tona dhe vendosur në dispozicion infrastrukturën kritike si ajo e Bazës së Kuçovës dhe Portin e Porto Romano”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri siguroi vendet aleate se, Shqipëria në vitin 2024 do të ndajë 2 % të GDP-së për mbrojtjen, duke u investuar gjithmonë e më shumë në këtë drejtim. Ai mbështeti Planin e Veprimit të NATO-s për Prodhimin e Mbrojtjes për rikuperimin e kapaciteteve.

Gjatë punimeve të këtij takimi, ministri Peleshi zhvilloi edhe takime informale me përfaqësuesit e industrisë së mbrojtjes si dhe u takua me homologët të vendeve të ndryshme, ku u diskutua për çështje në interes të rritjes dhe bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lexo më shumë nga

Faqja e njohur: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

Shqipëria po përjeton momentin e saj të artë, pasi një numër i madh turistësh po zëvendësojnë destinacionet e shtrenjta të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Faqja e njohur: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

Shqipëria po përjeton momentin e saj të artë, pasi një numër i madh turistësh po zëvendësojnë destinacionet e shtrenjta të…