Rama: Bonusi i bebes deri në 5 vjeç, dyfishim i ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuar

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend disa prej masave të reja të mbështetjes sociale, të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2027.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend disa prej masave të reja të mbështetjes sociale, të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2027. Ndër propozimet kryesore janë shtrirja e bonusit të bebes deri në moshën pesë vjeç të fëmijës, dyfishimi i mbështetjes financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritja e bursave për studentët nga familjet në nevojë.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, Rama u shpreh se një nga prioritetet e qeverisë mbetet krijimi i kushteve që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, duke pasur mundësi jo vetëm për punësim, por edhe për të krijuar familje dhe për të përballuar kostot e strehimit.

Sa i përket mbështetjes për familjet e reja, kryeministri bëri të ditur se është propozuar ndryshimi i skemës së bonusit të bebes. Sipas tij, nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, mbështetja financiare do të shtrihet në kohë deri në momentin kur fëmija të mbushë pesë vjeç.

“Dhe në drejtim të familjes, ne kemi ndryshuar një tjetër politikë tonën, duke propozuar që nga bonusi i bebeve prej 1 korrikut të vitit të ardhshëm, familjet të marrin një mbështetje të shtrirë në kohë deri kur fëmija mbush moshën pesë vjeç. Sepse në këtë mënyrë ne i gjendemi pranë familjeve të reja dhe ndihmojmë për të lehtësuar barrën e tyre në raport me mirërritjen e foshnjave”, tha ai.

Një tjetër masë e parashikuar në projektbuxhet është dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Nga ana tjetër, e kemi marrë këtë zotim dhe është i sanksionuar në këtë projekt të ri të qeverisë, dyfishimi për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe mbulimi i kontributeve shoqërore për gjithë kujdestarët e tyre. Sepse kujdesi për një fëmijë me aftësi të kufizuar është një punë e përditshme, është një punë e jashtëzakonshme, që nuk mund ta lëmë në supet e prindërit, pa mbrojtje për të ardhmen e vet”, tha ai.

Në fokus të paketës së re është edhe mbështetja për studentët nga familjet në nevojë.

“Në vazhdim të gjithë kësaj qasjeje që lidhet me koston e jetesës, projekti ka një propozim të rëndësishëm për studentët që vijnë nga familjet në nevojë. Bursa e tyre do të rritet nga 10 000 në 25 000 lekë të reja në muaj dhe do të shtrihet edhe në ciklin e masterit. Kjo do t’ua lehtësojë, do t’ua lehtësojë edhe marrjen pjesë në ato grupet që bëjnë bashkë studentët për të marrë me qera shtëpi në Tiranë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se këto skema mbështetjeje kanë ekzistuar edhe më parë, por sipas tij, zgjerimi i tyre bëhet i mundur falë rritjes së ekonomisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Bonusi i bebes deri në 5 vjeç, dyfishim i ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuar

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend disa prej masave të reja të mbështetjes sociale, të parashikuara në projektbuxhetin e…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Bonusi i bebes deri në 5 vjeç, dyfishim i ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuar

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kuvend disa prej masave të reja të mbështetjes sociale, të parashikuara në projektbuxhetin e…