Katër ditë magjike “Retro” të “Touramical” në Tiranë!

290 makina retro të markave më prestigjioze ofrojnë spektakël në Sheshin “Italia” në kryeqytet


Nga Dash Frashëri, botues i Bloger.al

Sofje – Prishtinë – Shkup – Tiranë – Podgoricë – Dubrovnik!

Ky është destinacioni i klubit më të madh të veturave klasike të Belgjikës, të njohur si “Touramical”, në xhiron e 19-të të tij, nga datat 10-19 maj 2023, me 290 makina retro të markave më prestigjioze.

Katër ditë magjike në Tiranë (13-16 maj), në një parkim ekzotik mjetesh luksoze në Sheshin “Italia”, pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”, që me organizimin e shkëlqyer nga “Retro Albania”, në bashkëpunim edhe me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA), iu ofroi të pasionuarëve pas makinave, por dhe dashamirësve të mjeteve motorike një spektakël të “katër rrotakëve”.

Një listë e pasur mjetesh nga më të veçantat në dizajn, vit prodhimi dhe stil.

“Bentley”, Jaguar”, “Toyota”, “Triumph”, “Austin Haley”, “Porche”, “Corvette”, “Volvo”, “Mercedes”, “Mustang”, “Ford”, “Land Rover”, “MG”, “BMW”, “FIAT”, “TVR”, “Aston Martin”, “Ferrari” apo “Lamborghini”, me prodhime që datojnë nga viti 1930 dhe deri në 2023, si një parakalim gati 90-vjecar i prodhuesve më të mëdhenj në botë të makinave.

Makinat retro janë një pasion i përhershëm i imi, dhe si drejtues i gazetës online “Bloger.al“, nuk dëshiroja ta humbisja këtë mundësi të bukur, të ofruar  nga “Retro Albania” – një projekt i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor – dhe që prej disa vitesh organizon me sukses panaire të shumëdëshiruar nga mjeshtrat, restauruesit dhe koleksionuesit automjeteve të hershme dhe me interes historik.

“Për herë të parë në Tiranë vjen një grup kaq i madh me 290 mjete që vijnë nga Belgjika. Janë katër grupe makinash, të cilat vijnë në mbrëmje në Tiranë dhe ikin në mëngjes drejt destinacionit të radhës. Eshtë një formë e zgjedhur prej tyre, të promovimit të çdo qyteti që ata kanë në itinearin e tyre” , tha për Bloger.al, Anisa Pollo, e cila është edhe organizatorja që përfaqëson “Retro Albania” në këtë event shumë tërheqës.

“Retro Albania” është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA) dhe organizon aktivitete të formatit ndërkombëtar dhe që kanë jehonë në mediat botërore të specializuara për makinat retro.

“Për momentin, në Tiranë kanë ardhur nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, dhe pasi do të qëndrojnë në Tiranë, do të nisen më pas drejt Malit të Zi.

Eshtë një mënyrë shume e bukur e zgjedhur nga ‘Touramical’, që promovon jo vetëm vendet kulturore, historikun e makinave, të cilat janë ndarë sipas viteve të prodhimit, dhe promovojnë kënaqësinë që ka cdo person apo koleksionist, që reflekton edhe një mënyrë të gëzueshme jetese të mjeteve Retro”, thekson Anisa Pollo.

Organizatori belg i “Touramical” , Manu Stappaerts, ndihet shumë i kënaqur me organizimin nga “Retro Albania” dhe mikpritjen nga ana e qytetarëve.

Organizatori belg i “Touramical” , Manu Stappaerts

 

“Për ne është hera e dytë që udhëtojmë drejt Shqipërisë. Kemi qenë  edhe në vitin 2012, kur erdhëm nga Antverpi i Belgjikës me destinacion përfundimtar Sofjen në Bullgari, ku një nga ndalesat ishte edhe Shqipëria.

Eshtë një vend fantastik dhe që ka ndryshuar shumë nga ajo që pamë dhjetë vjet më parë. Tani kemi ardhur me 290 makina dhe 500 drejtuesë, të cilët po e shijojnë qëndrimin në Tiranë.

‘Retro Albania’ po na ndihmon shumë, pasi ata janë anëtarë të FIVA”, tha organizatori belg i “Touramical” për Bloger.al.

Retro është pasion! Nuk mungon edhe një targë suvenir dhuratë për gazetën dashamirëse ndaj retro “Bloger.al”.

Qindra kureshtarë dhe të pasionuar pas makinave retro vizitojnë parkun më të bukur të mjeteve.

Shumë persona qëndrojnë deri në orët e vona të mbrëmjes, ku ndriçimi magjik i stadiumit “Air Albania” iu jep një bukuri përrallore.

Tiranë, 16 maj 2023

APEC 2025: Marrëdhënia Kina-ShBA si çelësi i stabilitetit dhe prosperitetit global

Takimi i 32-të Ekonomik i Liderëve të APEC-ut u zhvillua në Republikën e Koresë nga 31 tetori deri më 1…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

APEC 2025: Marrëdhënia Kina-ShBA si çelësi i stabilitetit dhe prosperitetit global

Takimi i 32-të Ekonomik i Liderëve të APEC-ut u zhvillua në Republikën e Koresë nga 31 tetori deri më 1…