“A do që të rrosh e të jetosh si Mbret, shko e jeto në Përmet!”

“Zoti, kur e morri vesh, ngriti një dolli me shenjtorët e tij, duke e pagëzuar qytetin me emrin “Përmet”.


Nga Mimoza Prifti

Rruga gjarpëron mes malesh të lartë e gjelbërimit mahnitës përgjatë luginës së Vjosës.

Legjenda thotë që dashuria e Vjosës cau mes per mes malet, shtroi shtratin duke latuar gjoksin e tyre, veshi krahët me gjelberim e së fundmi nisi këngën e saj të dashurisë.

Zoti, kur e morri vesh, diellin derdhi gjithandej, ngriti një dolli me shenjtorët e tij dhe bekoi dashurinë e tyre duke e pagëzuar me emrin “Përmet”.

Thonë që Zoti e pikturoi këtë dashuri, duke u kujdesur në cdo detaj: këmbët tja lagnin ujërat e Vjosës, trupi ti mbështetej malit, enkas rrokullisi një shkëmb e nishan ja vuri ballit, kryet ja lartësoi qiellit dhe për kurorë i vendosi qeleshen me deborë të Dhëmbelit.

Në trup derdhi bredha e selvia, rrush e qershia, e mes tyre Zoti ndërtoi shtëpizën e tij.

Damarëve të qytetit mbolli mimoza dhe blinj, trëndafilë e borzilokë. Që djemtë të thurrnin kurora me lule për vashat; vashat tu përngjanin luleve, të aromonin e të dhuronin dashuri.

Në këtë qytet, me trëndafilat e dhuruar, vajzat përgatisin ujë dhe parfum trëndafili. Petalet së bashku me ujin e malit kalojnë në njëqind pllaka guri, dhe mes këngës së vajzave pikë pikë derdhet uji i trëndafilit.

Cdo mëngjes të diele, vashat lajnë fytyrën me ujë trëndafili, veshin fustanin e pagëzimit, dhe me një tufë borzilok në dorë nisen drejt selvive, aty ku Zoti me shenjtorët e vet vështrojnë qytetin.

Në kthim, qeshin e lodrojnë së bashku, duke i dhëne qytetit frymë dhe jetë.

Askush tjetër nuk njihet për pastërti dhe gatime sa zonjat e këtij qyteti, askush tjetër nuk njihet për verën e rakinë sa zoterinjtë e Përmetit.

Askush tjetër nuk njihet për urtësi dhe mikpritje sa përmetarët. E kush nuk u ndje Mbret ne derë të tyre?

A do të rrosh e të jetosh si Mbret, shko e jeto në Përmet!

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…