Kompania shqiptare Aluflor nis rrugëtimin në Shtetet e Bashkuara

Aluflor America u prezantua në qytetin Salt Lake City, në Utah. Mori pjesë ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber


Javën e kaluar, kompania shqiptare Aluflor, nisi rrugëtimin në Shtetet e Bashkuara. Unike në standarde inxhinierike dhe arkitekturore, Aluflor America u prezantua në qytetin Salt Lake City, në Utah, në prani të personaliteteve të larta të biznesit dhe politikës në vend.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË SHBA

Javën e kaluar, kompania shqiptare Aluflor, nisi rrugëtimin në Shtetet e Bashkuara. Unike në standarde inxhinierike dhe arkitekturore, Aluflor America u prezantua në qytetin Salt Lake City, në Utah, në prani të personaliteteve të larta të biznesit dhe politikës në vend.

Ambasadorja Floreta Faber kishte kënaqësinë të merrte pjesë në inagurimin a aktivitetit të Aluflor America. Në fjalën e saj gjatë ceremonisë së rastit, Ambasadorja Faber parashtroi një marrëdhënie të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara si dhe përpjekjen e dyanëshme për të rritur prezencën amerikëne në mjedisin e biznesit në Shqipëri.

Por ajo nënvizoi se Aluflor është një nga rastet e rralla kur një kompani shqiptare, një biznes i drejtuar nga një zonjë, “guxon” të hyjë seriozisht në fushën e ndërtimeve në tregun amerikën.

Ambasadorja e falenderoi CEO-n e kompanisë, znj. Erjola Florentia Xheko që besoi në eksperiencën e saj dhe në vizionin e kompanisë Aluflor për të sjellë në SHBA projekte komplekse dhe me efiçencë të lartë në fushën e ndërtimeve.

Me shumë gjasa kjo kompani shqiptare “do ja ndryshojë faqen qytetit” me fasada të cilësisë së lartë. Aluflor do ndikojë pozitivisht në lidhje më të ngushta ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Në fjalën e saj Znj. Faber e vleresoi mbështetjen që #AluflorAmerica ka marrë nga drejtuesit dhe bizneset në Utah dhe Idaho. Ambasadorja i bëri thirrje kompanive amerikane në sallë që gjithashtu të shikonin mundësinë e investimeve në Shqipëri. Ajo e mbylli fjalën duke i uruar vetëm suksese kompanisë Aluflor America!

Në aktivitetet që përcollën hapjen e kompanisë, ishin të pranishëm Prokurori i Utah Meet Sean, përfaqësues të zyrës së Guvernatorit z. Franz Kolb, si dhe përfaqësues të World Trade Center. Të pranishëm ishin dhe anëtarë të Bordit me kryetar z. Chris Boyce, të cilët i besuan CEO-s së kësaj kompanie dhe po mbështesin rrugëtimin e saj me këshilla si dhe me investime.

Javën e kaluar, kompania shqiptare Aluflor, nisi rrugëtimin në Shtetet e Bashkuara. Unike në standarde inxhinierike dhe…

Posted by Albanian Embassy to the US on Friday, March 24, 2023

Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së…