Mendimi im, Forca Ime!

“Mendimi im, Forca Ime”, shkruar nga Megi Ibrahimi, shkolla “Sami Frashëri”, Përmet.


Nga Megi Ibrahimi
Shkolla “Sami Frashëri”, Përmet

Një rrëke e vogël rrjedh nëpër të çarat e dyshemesë. Nuk është shi, janë lotët që bien prej syve të skuqur, që sot përngjajnë me motin e vrenjtur, strukur aty ku askush s’mund ta shohë, në mendje ka vetëm një mendim: “Çfarë nuk shkon me mua?”… Nuk ka emër, nuk ka fytyrë, nuk ka trup, nuk ka gjini.

Si një re endet kuturu, duke lënë hijen e saj kudo shkel, në përpjekje për t’u bërë pjesë e qenësishme e të ngjashmëve aq të ndryshëm me të…
Kjo është gjendja që krijohet shpesh herë, duke mos i kushtuar rëndësi peshës së veprimeve tona, fjalëve që rëndojnë, që prekin dhe ndryshojnë jetën e të tjerëve, vetëm se nuk e kuptojmë në kohë se bota është e bukur vetëm se jemi të ndryshëm.

Në epokën moderne, kohë kur supozohet që njerëzimi të ketë evoluar dhe kaluar në shkallët e tij më të larta, çuditërisht, një pjesë e shoqërisë njerëzore është ende e cekët, sipërfaqësore.

Në varësi të ngjyrës së lëkurës, sasisë së parave, gjinisë, pamjes së jashtme, besimit fetar, e lloj-lloj stereotipesh të tjera të përcjella ndër shekuj, disa pretendojnë se mund të të gjykojnë ty, mendimet dhe karakterin, pa të njohur aspak. Pa arsyetuar se në fakt nuk ka perspektivë nëse nuk ka dy pikëpamje të ndryshme.

Gjuhën e urrejtjes e hasim shpesh në përditshmërinë tonë dhe nganjëherë na bën të pyesim veten se mos dashamirësia dhe përkujdesja, për njerëz që ndoshta nuk i njohim, por jemi pjesë e të njëjtit komunitet, ka humbur diku në vorbullën e ashpër të interesit dhe vetëkënaqësisë. Aftësia për të ndjerë dhembshuri për njëri-tjetrin na bën të ndryshëm nga çdo gjallesë tjetër, na jep emrin humanë. Si të tillë ne mund të ecim përpara vetëm duke qenë të bashkuar, jo duke krijuar një shoqëri individualiste ku secili bën llogaritë e veta. Vlerat e njeriut shumëfishohen kur ai vlerëson me të njëjtin metër dhe të tjerët.

Por, përbuzja nuk lindi sot. Një histori e tërë luftrash e qindra popujsh e grupesh të dhunuar, të shtypur, të masakruar në kërkim të parave, pushtetit apo thjesht ndjenjës së superioritetit. Shumë prej tyre ende i kërkojnë të drejtat, por zëri duket sikur endet në vakum, pa arritur veshin e askujt se ndodh që edhe ata të vetëshpallurit “mbështetës”, thellë-thellë e shijojnë privilegjin që kanë. Doemos, ai që është rritur në një pallat mbretëror nuk mund t’i kuptojë vuajtjet e lypësit anës rrugës, por ky nuk është justifikim. Jetojmë në botën e teknologjisë dhe të internetit, ku mënyrat për ta edukuar veten janë të pafundme. Secili prej nesh e ka mundësinë të jetë një njeri më i mirë. Të rritesh me një mendësi diskriminuese dhe të pranosh të jetosh me të janë dy gjëra të ndryshme.

Ndryshimi fillon tek ne, duke u ndërgjegjësuar, duke u dhënë zë kauzave të rëndësishme, duke mos e pranuar padrejtësinë vetëm sepse jemi mësuar me të. Nelson Mandela ka thënë: “Askush nuk ka lindur duke urryer të tjerët për ngjyrën e lëkurës, apo të shkuarën, apo për besimin fetar. Njerëzit mësojnë të urrejnë, dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, mund të mësojnë të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut se e kundërta e saj.”
Sot ne jemi zëri i së ardhmes dhe ne zgjedhim të duam, të dëgjojmë, të respektojmë, të duartrokasim mendimin e lirë, atë që artikulohet bukur dhe drejt me zërin e kujtdo. Sot zgjedhim të promovojmë vlerat dhe të duam më shumë. Jam e sigurt se me më dashuri bota do jetë edhe më e bukur!

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…