Ministeriali i NATO, Peleshi: FA angazhohen për sigurinë e kampit ku janë strehuar refugjatët afganë

Mbrojtja e vendeve të NATO-s dhe lufta kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak ishin temat kryesore të ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës që po zhvillohet në Bruksel, ku po merr pjesë edhe ministri Niko Peleshi.

Mbrojtja e vendeve të NATO-s dhe lufta kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak ishin temat kryesore të ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës që po zhvillohet në Bruksel, ku po merr pjesë edhe ministri Niko Peleshi.

Ministrat diskutuan mbi forcimin dhe modernizimin e Strukturës së Forcave të NATO-s, me qëllim përgatitjen e vendimeve që udhëheqësit e NATO-s që do të marrin në Samitin e Madridit më 29-30 qershor 2022.

Ministri Peleshi nënvizoi rëndësinë e kontrollit politik mbi gjithë Procesin e Implementimit të Parandalimit ndaj rreziqeve dhe Mbrojtjes së zonës Euro-Atlantike dhe në veçanti, rritjen e ndërgjegjësimit të Aleancës për sa i përket Drejtimit Strategjik të Jugut, me fokus në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, zoti Peleshi ripërsëriti vendosmërinë e vendit tonë për zbatimin e zotimeve të marra në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që konsistojnë në arritjen e nivelit 2 % të buxhetit të mbrojtjes dhe 20 % të këtij buxheti në investime, deri në vitin 2024.
Sa i përket Afganistanit, ministrat diskutuan se si mund të shfrytëzohen arritjet e Aleancës në këtë vend, si dhe hapat që duhet të ndiqen që vendi të mos bëhet përsëri një strehë e sigurt për grupet terroriste.

Në fjalën e tij, z. Peleshi vlerësoi kontributin e vendit tonë në këtë misionin e NATO-s në Afganistan duke theksuar se edhe pse vend i vogël, Shqipëria ka dhënë kontribute të mëdha atje, çka është vlerësuar në vazhdimësi nga udhëheqja politiko-ushtarake e Aleancës.

Ministri Peleshi përmendi edhe kontributin aktual që Shqipëria po jep për të ndihmuar refugjatët afganë. “Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i Qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë të strehuar në Kosovë.”- u shpreh ai.

Në përfundim të ditës së parë të këtij takimi, ministrat firmosën “Letrën e Qëllimit”, nëpërmjet së cilës vendet anëtare zotohen të bashkëpunojnë mbi zhvillimin e menaxhimin e zbulimit të agjentëve kimikë, biologjikë e radiologjikë, si dhe identifikimin e kapaciteteve, por njëkohësisht edhe për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri