Spahiu: Shëndeti mendor, prioritet që kërkon vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi një takim me mjekë dhe specialistë të Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Durrës, ku u diskutua mbi problematikat e shëndetit mendor në të gjitha grupmoshat.

Ministrja e vlerësoi shëndetin mendor “një prioritet që kërkon vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm”.
Gjatë takimit gjithashtu u diskutua mbi nevojën për rivlerësimin e kritereve dhe protokolleve të ndjekura nga QKSHM për kategori të veçanta të personave që përballen me vështirësi të shëndetit mendor.
Spahiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me profesionistët e fushës dhe të përmirësimit të vazhdueshëm të praktikave të kujdesit, me qëllim ofrimin e shërbimeve më të përshtatura me nevojat e çdo individi.
“Bashkëpunimi me profesionistët e fushës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i praktikave të kujdesit janë thelbësore për të garantuar shërbime më të përshtatura me nevojat e çdo individi, me më shumë mbështetje, përkujdesje dhe dinjitet”, shkruan Spahiu.
Burimi ATSH