Edi Rama në OKB: Shqipëria moderne përfaqëson respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot.


Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot.

Rama u ndal te pandemia e koronavirusit, duke i bërë thirrje botës mbarë që të sigurojë urgjent vaksina për vendet më të varfra, pasi sipas kryeministrit shqiptar, të pavaksinuarit mbartin rrezikun e përhapjes së virusit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.

“Është një nder i veçantë të mbaj këtë fjalë si përfaqësuesi i një vendi, që për herë të parë në historinë e vetë i bashkohet OKB, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023. Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet, që jo shumë kohë më parë konsiderohej si më i izoluari dhe i shtypuri në botë, dhe ndjenja e përgjegjësisë që marrin është aq e madhe, sa nuk e shpreh dot me fjalë.

Shqipëria i sjell OKB pikëpamjet e një vendi të vogël, por të angazhuar, i vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes. Ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh. Shqipëria është një vend që karakterizohet nga respekti, toleranca fetare.

Ajo do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë përparësisë, që përfaqëson atë që vetë Shqipëria moderne përfaqëson, respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, zgjidhet me konsensus, përfaqësimin e grave, angazhim konkret e të vazhdueshëm për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Është kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë paqeje, për të folur për sfidat e përbashkëta, pandeminë, që ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme kudo. Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të vaksinojmë të gjithë popullsinë në 10 muajt e ardhshëm. Një nga mësimet e kësaj tragjedie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm.

Kjo është arsyeja pse dhjetëra mjekë shqiptarë ikën për të ndihmuar në Itali, dhe më pas patëm fatin të presim mjekët italianë për të na ndihmuar. I detyrohem një falënderim nga zemra atyre që na u gjendën të na ndihmojnë, Turqinë, Komisionin e Bashkimit Evropian, Italinë, Greqinë, Letoninë, Danimarkën, etj. Do jemi në gjendje të triumfojmë vetëm përmes luftës së përbashkët dhe bashkëpunimit të pandërprerë.

Jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështesim propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe t’i rezistojmë çdo tubimi. Është urgjente të ofrojmë vaksina, sepse të pavaksinuarit mbarin rrezikun dhe mund të kthejnë pas atë që kemi fituar deri tani”, tha Rama.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.