Demian Smith, zëvendësambasadori i ri i SHBA që flet shqip!

Demian Smith do të jetë zëvendësambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri. “Një diplomat karriere”, e ka cilësuar ambasada.

Demian Smith do të jetë zëvendësambasadori i ri i SHBA-ve në Shqipëri. “Një diplomat karriere”, e ka cilësuar ambasada. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”, njofton sot ambasada amerikane.

Smith vjen në një situatë delikate për zhvillimet politike në Shqipëri, duke qenë që vendi që përfaqëson jo vetëm ka shpallur “Non Grata” ish-kryeministrin Sali Berisha por edhe ka bërë një “presion të butë” për largimin e tij nga parlamenti.

Profili i Smithit, publikuar nga ambasada amerikane:

Një diplomat amerikan karriere, Demian Smith nisi detyrën si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Shqipëri, në korrik 2021. Më parë, ka shërbyer si Zv. Ambasador në Detyrë dhe Këshilltar Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Uellington, Zelandën e Re, duke mbikëqyrur partneritetin tonë të ngushtë dhe ndihmuar në udhëheqjen e Misionit të SHBA-së përgjatë sulmeve të tmerrshme terroriste në xhaminë Christchurch dhe një shpërthimi vullkanik.

Më parë, ka shërbyer si Shef Kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për Sekretarin e Shtetit John Kerry. Detyrat e tij në Uashington përfshijnë Ndihmësin e Posaçëm në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe Kabinetin e Planifikimit të Politikave të Sekretarit. Jashtë vendit, ai ka shërbyer në Tailandë, Serbi dhe Indi.

Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht.

Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.

Me origjinë nga Virginia Beach, Virginia, Demian është diplomuar në Kolegjin William & Mary dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes. Demian dhe gruaja e tij Susanne Sell kanë tre fëmijë energjikë dhe dy mace qimegjatë.

Burimi: Hashtag.al

Kadastra Shqiptare: 3580 vendime legalizimi u miratuan gjatë korrikut

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) miratoi 3580 vendime legalizimi gjatë muajit korrik, duke vijuar procesin e formalizimit të ndërtimeve pa…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kadastra Shqiptare: 3580 vendime legalizimi u miratuan gjatë korrikut

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) miratoi 3580 vendime legalizimi gjatë muajit korrik, duke vijuar procesin e formalizimit të ndërtimeve pa…