Peleshi: Rikthimi i Liceut Francez të Korçës, investim strategjik për arsimin dhe të ardhmen e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë voton sot projektligjin “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu Francez i Korçës’”, një projekt që synon të rikthejë një prej institucioneve më të rëndësishme të trashëgimisë arsimore shqiptare.

Në fjalën e tij në seancën plenare gjatë shqyrtimit të projektligjit Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e cilësoi rihapjen e Liceut një ngjarje të shënuar kombëtare, që ndërthur historinë dhe identitetin arsimor të Korçës me vizionin bashkëkohor për modernizimin e vendit përmes dijes dhe arsimit.

Më shumë se një shekull më vonë, Liceu rikthehet jo thjesht si një monument i së kaluarës, por si një model i ri arsimor, i orientuar drejt shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe inovacionit, në përgjigje të sfidave të shekullit XXI.

Sipas projektit, mësimdhënia do të zhvillohet në tri gjuhë, shqip, frëngjisht dhe anglisht, në një mjedis arsimor ndërkombëtar, me bashkëpunim akademik dhe drejtim shqiptar e francez. Nxënësit do të kenë mundësi të përfitojnë Maturën Shtetërore shqiptare ashtu edhe me diplomën franceze të maturës (Baccalauréat).

Peleshi theksoi gjithashtu se ky institucion nuk do t’u shërbejë vetëm të rinjve të juglindjes, por do të jetë i hapur për nxënës nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, duke kontribuuar në zhvillimin e qendrave të ekselencës edhe jashtë kryeqytetit.

Rikthimi i Liceut është edhe një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Francës, e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe e bindjes së përbashkët se investimi më i mirë për të ardhmen është investimi në dije.

“Liceu Francez i vitit 1917 kontribuoi në ndërtimin e Shqipërisë moderne të shekullit XX. Liceu Francez i Korçës do të kontribuojë në ndërtimin e Shqipërisë europiane të shekullit XXI”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi: Rikthimi i Liceut Francez të Korçës, investim strategjik për arsimin dhe të ardhmen e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë voton sot projektligjin “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia