Costa: Përparimi i Malit të Zi dhe Shqipërisë, dëshmi se anëtarësimi në BE është mundësi reale

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, rikonfirmoi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian


Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, rikonfirmoi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se zgjerimi është një mundësi reale për vendet që angazhohen në zbatimin e reformave.

Në konferencën për shtyp pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor, të zhvilluar sot në Bruksel, Costa u bëri thirrje vendeve të rajonit të vijojnë reformat dhe të ruajnë ritmin e përparimit drejt anëtarësimit në BE.

“Mesazhi im për të gjithë partnerët ishte i qartë: ruani ritmin dhe realizoni reformat që do t’ju çojnë drejt Bashkimit Evropian. Zgjerimi është një mundësi reale dhe duhet shfrytëzuar”, deklaroi Costa.

Ai theksoi se Samiti rikonfirmoi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa situata e ndërlikuar gjeopolitike e bën edhe më të domosdoshëm forcimin e marrëdhënieve dhe afrimin mes Bashkimit Evropian dhe rajonit.

Sipas Costa-s, ky ishte samiti i dytë BE–Ballkani Perëndimor gjatë këtij viti, ndërsa shpeshtësia e takimeve pasqyron intensitetin e angazhimit politik të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit.

Gjatë takimit, liderët shqyrtuan përparimin e arritur që nga samiti i mëparshëm në Tivat dhe diskutuan mënyrat për të çuar në një nivel të ri, integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Costa theksoi se qytetarët e rajonit po ndiejnë tashmë përfitimet e kësaj qasjeje dhe se BE-ja po shqyrton mundësitë, për ta avancuar edhe më tej këtë proces.

Presidenti i Këshillit Evropian vlerësoi veçanërisht përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke i cilësuar këto dy vende si dëshmi se anëtarësimi në BE nuk është një iluzion, por një mundësi konkrete për shtetet që angazhohen në përmbushjen e kushteve.

“Përparimi i bërë nga Mali i Zi dhe Shqipëria dëshmon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një iluzion, por një mundësi reale për ata që angazhohen”, u shpreh Costa.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti ka nisur hartimi i Traktatit të Anëtarësimit për Malin e Zi, një hap që nuk ishte ndërmarrë prej më shumë se 10 vitesh. Ndërsa Shqipëria ka nisur gjithashtu mbylljen e kapitujve të negociatave.

Sipas tij, edhe partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit, nëse angazhohen për të përmbushur detyrimet dhe reformat e nevojshme.

Costa nënvizoi se rruga drejt Bashkimit Evropian, nuk lidhet vetëm me realizimin e reformave, por kërkon gjithashtu bashkëpunim rajonal, pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilat janë kushte thelbësore për anëtarësimin.

Ai shprehu pritshmërinë për përparim të mëtejshëm në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe mes vendeve të rajonit, duke theksuar nevojën për të kapërcyer sfidat dhe mosmarrëveshjet e trashëguara nga e kaluara.

“Është koha të shohim përpara dhe jo pas. Vetëm kështu partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor mund të shënojnë përparim të vërtetë dhe të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre si anëtarë të ardhshëm të një Evrope të qëndrueshme, të begatë dhe të bashkuar”, deklaroi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian kujtoi se vetë Bashkimi Evropian, është dëshmi e kësaj qasjeje, pasi u ndërtua mbi pajtimin dhe paqen, ndërsa zgjerimi ka qenë thelbësor për avancimin e këtyre synimeve.

Në përfundim, Costa siguroi vendet e Ballkanit Perëndimor se mund të mbështeten te Bashkimi Evropian, të cilin e cilësoi si partnerin e tyre më të qëndrueshëm.

“Bashkimi Evropian është partneri juaj më i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë”, përfundoi Costa.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar zgjerimin e Bashkimit Evropian si një domosdoshmëri strategjike për…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar zgjerimin e Bashkimit Evropian si një domosdoshmëri strategjike për…