Forumi “Foli Shqip”, Gonxhja: Miratohet rezoluta për bashkëpunim mes trevave shqiptare
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në forumin “Foli Shqip” u zhvillua në sallën e Kuvendit, ku të rinj nga të gjitha trevat shqiptare u bënë bashkë për të diskutuar mbi atdhedashurinë, identitetin kombëtar dhe vizionin për të ardhmen.

Forumi, një nismë e Këshillit Kombëtar të Rinisë, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u organizua në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjve të Kosovës dhe tre universitete shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Takimi shërbeu si një hapësirë dialogu mes të rinjve dhe institucioneve, duke sjellë në një tryezë përfaqësues të brezit të ri nga hapësira të ndryshme shqiptare.
Një moment i veçantë i forumit ishte miratimi i një rezolute të përbashkët në përmbyllje të tij.
“Miratimi i rezolutës së përbashkët në përmbyllje të forumit i dha këtij takimi një rëndësi të veçantë, duke shprehur vullnetin e brezit të ri për ta kthyer përkatësinë kombëtare në angazhim konkret dhe bashkëpunim të vazhdueshëm mes trevave shqiptare”, tha Gonxhja.
Ministri Gonxhja vlerësoi rëndësinë e këtij angazhimi, duke theksuar se nisma të tilla meritojnë vëmendje dhe mbështetje të vazhdueshme institucionale.