Buxheti 2027, Hoxha: Investim për Shqipërinë evropiane, më shumë instrumente për diplomaci moderne

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se ky buxhet është një investim në përparësitë themelore


“Buxheti që Kuvendi i Shqipërisë miratoi nuk është thjesht një tabelë shifrash. Është një investim në Shqipërinë që duam të ndërtojmë”.

Kështu deklaroi përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili theksoi se ky buxhet është një investim në përparësitë themelore si rendi dhe siguria, shëndetësia, arsimi dhe politika e jashtme.

Hoxha sqaroi se buxheti i politikës së jashtme për vitin 2027 arrin në rreth 40 milionë euro, pjesa e konsiderueshme e të cilit, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i shërben objektivit madhor kombëtar: Shqipërisë evropiane.

Sipas tij, në një moment vendimtar të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, vendi ka nevojë për një diplomaci më të fortë, më profesionale, më moderne dhe të lidhur fort me ritmet e zhvillimit të vendit, në promovimin e ekonomisë dhe eksporteve.

“Buxheti 2027 sjell më shumë mundësi dhe instrumente për ta bërë diplomacinë një forcë edhe më të madhe në shërbim të vendit: më shumë Shqipëri në Evropë dhe më shumë mundësi për Shqipërinë në botë. Na duhet një diplomaci që nuk mjaftohet vetëm me përfaqësimin e Shqipërisë, por punon çdo ditë për të mbrojtur dhe çuar përpara interesat e saj”, theksoi Hoxha.

Kjo, shtoi Hoxha, nënkupton kapacitete më të mëdha për të përballuar sfidën e anëtarësimit në BE, një shërbim diplomatik modern dhe konkurrues, shërbime konsullore më cilësore dhe më pranë qytetarëve tanë jashtë vendit.

Ministri Hoxha theksoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të një diplomacie ekonomike, jo thjesht si një slogan, por si një instrument konkret për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve, promovimin e eksporteve shqiptare dhe hapjen e mundësive të reja për ekonominë dhe biznesin vendas.

“Për Shqipërinë e sotme dhe projektimin tonë për të nesërmen, diplomacia nuk është shpenzim, por investim strategjik në sigurinë, zhvillimin, ndikimin dhe të ardhmen tonë evropiane”, u shpreh ministri Hoxha.

/Burimi ATSH

Buxheti 2027, Hoxha: Investim për Shqipërinë evropiane, më shumë instrumente për diplomaci moderne

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se ky buxhet është një investim në përparësitë themelore

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Buxheti 2027, Hoxha: Investim për Shqipërinë evropiane, më shumë instrumente për diplomaci moderne

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se ky buxhet është një investim në përparësitë themelore